Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Afera Pronto: Prokuroria ngrit aktakuzë edhe ndaj Arbenita Pajazitit

Lajme 06/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në aferën Pronto, ku në mesin e tyre janë zyrtarë të lartë të PDK-së, deputetë e ministra.

Në mesin e të akuzuarve në krye me Adem Grabovcin, Besim Beqajn e Zenun Pajazitin, është edhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, shkruan Gazeta Shneta.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Punësimet në bazë të nepotizmit e bindjeve politike, që përbëjnë vepër penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, sipas Kodit Penal janë të dënueshme maksimumi deri në 5 vite burgim.

Insajderi pati publikuar incizimet e bisedave ndërmjet Adem Grabovcit dhe Ilhami Gashit, për konkursin për kryeshef të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.

Grabovci dhe Gashi donin ta zgjidhnin Pajazitin në këtë pozitë, por nuk kishin arritur “të punonin” sa duhet me anëtarët tjerë të Komisionit.

Për këtë dështim Grabovci ishte zhgënjyer fort me Gashin, i cili deri në atë moment ishte i kënaqur me shërbimet që ia kryente. (Dëgjoni bisedat në videon e publikuar më poshtë).

Por kjo nuk është aktakuza e vetme që Arbenita Pajaziti përballet me drejtësinë. Ajo ka qenë e akuzuar edhe në rastin Tolaj ku ishte dënuar me 8 muaj burg me kusht për korrupsion në vitin 2013 dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik për 2 vite. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLetra që duhet ta shohë çdo nënë që po ushqen me gji
Artikulli i rradhës A është e rrezikshme dhimbja në gjoks derisa ushqeni fëmijën? Ja rekomandimi i mjekëve

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell dhe vranësira

24/06/2026 Lajme

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, qytetari nga Prishtina shpëtohet në Velipojë

23/06/2026 Lajme

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

23/06/2026 Lajme

Ngjarje e rëndë në Gjermani – Vdes dyvjeçari, ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

23/06/2026 Lajme

Miratohet ilaçi i parë që vonon shfaqjen e diabetit të tipit 1

23/06/2026 Lajme

Mbi 300 shkolla mbyllen për shkak të motit ekstrem në Britani

23/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.