Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, i është përgjigjur një nëne, e cila kishte pyetur se në cilën pjesë trupore rekomandohet matja e temperaturës tek fëmijët, duke i thënë se temperatura duhet të matet nën sqetulla ose me matje të sofistikuara, siç janë ato në ballë dhe në vesh.
Më tutje, Dr. Ismaili ka sqaruar edhe përse matjet në vrimën anale nuk janë rekomandueshme, duke dhënë një sërë arsyesh, shkruan Gazeta Shneta.
“1.Nuk eshte e vertete se matja rektale eshte me e sakta dhe se me kete matje matet temperatura e brendshme.Kjo teori nuk eksiston ne fushen shkencore.Pra matja rektale nuk eshte me cilesore sesa matjet tjera.
2.Matja rektale rreyikon demtimin e vete pjeses anale dhe kjo eshte e shprehur ne cdo matje te tille.Kam hasur raste te tilla ne punen time praktike.Kam hasur edhe raste qe ndodhte thyerje e matesit ne vrimen anale pasi femiju kishte levizur gjate matjes.
3.Matja rektale eshte matje traumatike
4.Matja rektale e temperatures behet ne raste kur mundesia per matje tjera eshte zvogluar si te djegjet masive,apo traumat dhe ateher si alternativ e fundit mund te shfrytezohet matja rektale.Ne te gjitha rastet tjera eshte e panevojshme.”, ka theksuar Dr. Lutolli.


