Futbollisti i njohur i klubit Real Madrid, Gareth Bale, është bërë baba për herë të tretë, pasi mëngjesin e të martës i lindi një djalë, Alex Charles Bale.
Uellsiani e konfirmoi lajmin për lindjen nëpërmjet cicërime në llogarinë e tij në ‘Twitter’, në të cilën ka përfshirë edhe një fotografi të djalit të tij, shkruan Gazeta Shneta.
“Jemi të kënaqur me mirëseardhjen e një anëtari të ri në familje këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18 ???”, shkroi në cicërimën e tij reprezentuesi i kombëtarës së Uellsit./Gazeta Shneta/
We are delighted to welcome a baby boy into our family this morning. Axel Charles Bale 08.05.18 👶🏻💙 pic.twitter.com/dFbHNdFwnH
— Gareth Bale (@GarethBale11) May 8, 2018


