Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë disa nga rreziqet e pudrës së foshnjeve që ndikojnë në kancer

Këshilla për shtatzëna 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një juri e gjykatës së Los Anxhelosit ka urdhëruar kompaninë Johnson&Johnson të paguajë një shumë prej 417 milionë dollarëve ndaj një paciente me kancer në vezore e cila akuzoi kompaninë për talk në pudrën e famshme të foshnjeve, një produkt të cilin pacientja e ka përdorur për 50 vite.

Edhepse nuk ka argumente 100% të sakta që lidhin pudrën talk me kancerin e vezoreve, kjo nuk është hera e parë që një gjykatë të detyrojë këtë kompani të paguajë shumë kaq të madhe por argumenti kryesor qëndron në atë se kompania është dashur të vendojë një paralajmërim në shishen e produktit për rrezikun e kancerit.

Ja çfarë duhet të dini që të jeni e sigurtë:

  1. Para viteve 70`, disa pudra të foshnjeve kanë mundur të përmbajnë asbest. Pudra e foshnjeve e njohur si talk pudër është e bërë nga talku, një mineral natyral që në formën natyrore përmban asbest. Asbesti është një substancë tjetër që gjendet në shumë struktura të ndërtuara para viteve 70`, deri sa u vërtetua rreziku që përmban kjo materie. Studimet tregojnë se asbesti paraqet rrezik të kancerit të mushkërive andaj është i ndaluar.
  2. Pudra e sotme e foshnjeve është ende e bërë nga talku, që ndërlidhet me rrezikun e kancerit të vezoreve. Studimet tregojnë se përdorimi gjenital i talkut shton rrezikun nga kanceri i vezoreve. Përderisa mekanizmi ekzakt i lidhjes së talkut me kancerin e vezoreve është ende i panjohur, besohet se talku lëviz nëpër tubat fallopiane duke shkaktuar një reaksion pezmatues që kontribuon në sëmundjen.
  3. Askush nuk e di saktë se cila sasi e pudrës është tepër për përdorim.Sipas teorisë, rreziku varet nga dozimi që nënkupton se sa më gjatë dhe vazhdimisht ekspozoheni aq më i madh është rreziku i zhvillimit të kancerit të vezoreve. Njerëzit që kanë histori familjare të kancerit të vezoreve nuk duhet ta përdorin në bazë ditore.
  4. Mosha dhe gjenetika e rrit më tepër rrezikun e kancerit të vezoreve më tepër se pudra talk. Përderisa studimet tregojnë se përdorimi i pudrës talk ndërlidhet me 30% deri 60% të rrezikut të sëmundjes, studime tjera tregojnë se kjo vlen nëse keni histori familjare me këtë sëmundje. Mosha është një kontribues i madh në këtë gjë, pasiqë kjo sëmundje më shpesh paraqitet tek gratë më të moshuara.
  5. Pudra për foshnje me talk nuk është më e padëmshme se produktet që janë të etiketuara për të rritur. Nuk ka fakte që dëshmojnë se variacionet e bëra për foshnje janë më pak të dëmshme se ato të bëra për të rritur.
  6. Pudra për foshnje nuk është i vetëm artikull tualeti që përmban talk. Talku ndodhet poashtu tek kozmetika, sapuni, pasta për dhëmbë, antiperspirantët dhe tek disa pilula.
  7. Ekspertët nuk janë aq të shqetësuar për prodhuesit afatgjatë të pudrës talk që zhvillojnë kancer të mushkërive nga inhalimi i talkut. Përderisa minatorët kanë rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit nga inhalimi i talkut, përdoruesit e zakonshëm nuk janë të rrezikuar.
  8. Nuk duhet të brengoseni nëse keni përdorur talk në të kaluarën. Nuk duhet të mendoni se tani jeni të dënuara me zhvillim të kancerit të vezoreve, studimet tregojnë një lidhje e jo një shkak.
  9. Shumica e ekspertëve thonë se duhet të pushoni me përdorimin e pudrës talk. Kjo është një masë parandaluese ndaj një sëmundjeje të rrezikshme. Duke marrë parasysh se ky produkt nuk është edhe aq i patjetërsueshëm, mund të ruani veten dhe familjen duke e shmangur tërësisht. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakCilat janë arsyet përse keni vazhdimisht dridhje duarsh
Artikulli i rradhës Horoskopi ditor, e mërkurë 16 maj 2018

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.