Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

1000 ditët e para, të rëndësishme për gjithë jetën

Jetë 24/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

1000 ditët e para të jetës së një fëmije janë shumë të rëndësishme dhe luajnë një rol përcaktues në shëndetin e tij në vitet në vazhdim.

Sipas një lajmi të publikuar në “Daily Mail”, 9 muajt e kaluar në barkun e nënës dhe 2 vitet e para të jetës së një fëmije luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e krizave të zemrës, rrezikut të shfaqjes së sëmundjes së diabetit, obezitetit e të tjerë.

Teoria në fjalë është zhvilluar që prej dhjetë vjetësh nga Prof. David Barker dhe ekipi i tij nga Universiteti i Southamptonit.

Barker dhe ekipi i tij pohojnë që ekzistojnë shumë shkallë kritike gjatë procesit të zhvillimit të fëmijës dhe problemet që mund të përjetohen në çdo shkallë mund të bëhen shkak të çrregullimeve shëndetësore në të ardhmen.

Këto probleme shfaqen që në barkun e nënës. Mosushqyerja e nënës ndikon në peshën e fëmijës dhe në placentë. Pirja e cigares, konsumimi i alkoolit, drogës apo stresimi gjatë shtatzënisë mund të lindë probleme serioze tek fëmija.

Pjesa më e madhe e sëmundjeve rrjedhin nga zhvillimi i dobët i fëmijës në barkun e nënës. Sipas Parkerit, sa më i dobët të lindë fëmija dhe sa më e vogël të jetë pesha e tij në lindje, aq më i lartë është rreziku i kalimit të një krize zemre në vitet më pas. Në rastet kur ushqimi është i pamjaftueshëm në barkun e nënës, atëherë kjo mungesë ushqimi i transmetohet trurit dhe kjo gjë dobëson zemrën.

Qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinën zhvillohen që në barkun e nënës dhe kështu farat e para të diabetit duken që aty.

Pare nga ky aspekt, nënat që presin një fëmijë duhet të zbatojnë këto këshilla: të mos konsumojnë alkool veçanërisht gjatë 3 muajve të parë, të mos pihet cigare as nga nëna as nga babai, të arrihet pesha ideale para shtatzënisë, të qëndrohet larg stresit dhe të ushqehet mire e në mënyrë të ekuilibruar. /Gazeta Shneta/.

Artikulli paraprakKëto janë disa nga sëmundjet e fëmijëve
Artikulli i rradhës Pastrimi i veshëve tek foshnjat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.