Sondazhi i realizuar së fundmi pas referendumit ndërkohë që rezultatet ende nuk arritur pritet që ligji në fuqi kundër abortit të shfuqizohet në Iralndë, siç shkruan e përditshmja ‘’Irish Times’’.
Ky sondazh në vete kishte rreth 4000 pjesëmarës, dhe doli se rreth 68 për qind e irlandezëve kanë votuar pro ndryshimit të kushtetutës derisa 32 për qind ishin kundër këtij ndryshimi. Ndryshimi i përmendur e përfshin lejimin e abortit.
Kërkesa e propozuar parasheh që aborti të jetë i lejuar deri në javën e 12-të të shtatzënisë, edhe përse rezultati i referundimit pritet që sot të bëhet publik.
Derisa sipas ligjit aktual, aborti nuk lejohet as atëherë kur fëmija është si rezultat i dhunimit, dhe mbetet një ndër ligjet më të ashpra në botë.