Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të sëmurët me kancer në tru nga Shqipëria, kërkojnë shërim në QKUK

Lajme 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ofruar shërbime edhe për pacientët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Shqipërisë.

Në raportin e SHSKUK-së për tremujorin e parë të këtij viti, bëhet e ditur se në këtë klinikë, pacientët nga Presheva janë trajtuar me kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor dhe mjekim paliativ ditor, shkruan Gazeta Shneta.

“Bashkëpunim shumë të mirë kemi pas edhe me Klinikën e Neurokirurgjisë në Tiranë ku pacientëve nga Shqipërisë ju kemi ofruar ndihmë me citostatikë për disa sëmundje malinje të trurit dhe melanomën malinje. Pacientëve iu është dhënë citostatiku Temozolomide”, thuhet në raportin e Onkologjisë. Ndërsa aty theksohet edhe ofrimi i shërbimeve të radioterapisë për disa raste të pacientëve nga veriu i Shqipërisë.

Ndërkaq në tre muajt e parë të këtij viti në Onkologji janë paraqitur 355 raste të reja me sëmundjen e kancerit. Më së shumti raste janë në pjesën urogjenitale/gjinekologjike gjithsej 88. Me sëmundje malinje në gji janë paraqitur 87 raste, në kokë dhe qafë 71 raste, në mushkëri 49 dhe në traktin gastrointenstinal 60 raste të pacientëve.

Furnizimi me barna dhe citostatikë në këtë periudhë të vitit nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë vetëm 54 për qind nga Lista Esenciale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa sa fëmijë kanë lindur në tremujorin e parë në Kosovë
Artikulli i rradhës Një fëmijë i dytë për Albanin dhe Miriamin, ja çfarë thotë këngëtarja

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.