Këngëtarja e njohur shqiptare Miriam Cani ka qenë së fundmi e ftuar në njërin prej emisioneve më të ndjekur për fëmijë ‘’Në kurthin e Piter Panit’’, derisa i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në sallë.
Fëmijët dijnë të bëjnë pyetje të cilat shpeshherë habisin edhe të ftuarit duke krijuar një ‘kurth’ të vogël për ta, e njëri nga fëmijët e ka pyetur Miriamin se a do t’ia bëj ‘’dhuratë’’ tjetër Amelit, ndonjë motër apo vëlla?
Ajo u përgjigj duke thënë se po, një ditë, por ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose një vëlla.
Më tutje këngëtarja ka rrëfyer edhe për realizimin e këngës ‘’Dhurata’’, në të cilin projekt muzikor ka marrë pjesë edhe zëri i Ameliasë.
“Jemi surprizuar sepse Ameli ka qenë 1 vjeç e gjysëm dhe ajo ka një vesh absolut muzike. Kur e them këtë si argument thonë normal, se të dy prindërit artistë. Në rastin tonë ishte fat, por kjo ka të bëjë më faktin se kënga “Dhurata” është kompozuar gjatë shtatzënisë sime. Ameli ishte mësuar me tingujt e këngës që në barkun tim”,- tregon Miriami gjatë emisionit./Gazeta Shneta/