Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 27 foshnje.
Nënat kanë lindur 17 bebe të gjinisë mashkullore dhe 10 bebe femra, shkruan Gazeta Shneta.
Me prerje cezariane kanë kryer lindjen 10 nëna, ndërsa 17 të tjera me lindje vaginale.
Dhimbjet dhe gëzimin e lindjes e kanë përjetuar për herë të parë 14 nëna. /Gazeta Shneta/