Foshnjat mund të mos jenë në dijeni për kafshimin e mushkonjave, por ato sigurisht se do fillojnë të ndjejnë kruajtje lëkure.
Kruajtja i bën plagët më të përhapura dhe nxin më shumë ato, transmeton Gazeta Shneta.
Mushkonjat, përveç se lënë shenja, mund të shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme, si: malaria, dengu dhe encefaliti.
Sidoqoftë, ekzistojnë disa mënyra për largimin e këtyre shenjave, nëpërmjet përbërësve krejtësisht natyral, që zakonisht gjenden nëpër kuzhinat tuaja.
Lëng limoni – Vendosni disa pika lëng limoni në zonën e prekur dhe lajeni më pas me ujë të ngrohtë pas 15 minutash. Nëse lëkura e fëmijës irritohet, lajeni atë menjëherë.
Xheli i Aloe Vera – Xheli i Aloe Vera ka një efekt shumë qetësues dhe vetitë e tij shëruese do të ndihmojnë të zhduket shenjat e kafshimit të mushkonjave./Gazeta Shneta/


