Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna e mjekëve ndaj njëri-tjetrit, si ndodhi përplasja ndërmjet Gashit dhe Sejdiut

Lajme 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme janë prezantuar rezultatet e anketës “Dhuna ndaj mjekëve” e realizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Rezultati më befasues në këtë anketë është se 11.40 për qind e 381 mjekëve të anketuar, janë përgjigjur se kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale nga kolegët e tyre.

Një përplasje me gjuhë të ashpër dhe gati e dhunshme pati ndodhur vetëm para 6 muajsh në QKUK. Reumatologu Afrim Gashi pati përdorur gjuhë të ashpër në një diskutim me Drejtorin e SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Gazeta Shneta ditën e kur pati ndodhur kjo ngjarje, Gashi i afrohet Sejdiut dhe i thotë se kjo çështje rregullohet si të dojë ai dhe e paralajmëron që nuk frikësohet as nga Kadri Veseli e as nga Hashim Thaçi.

“Ndash me Kadrinë ndash me Hashimin, nuk lodhna për këtë punë. Unë i di disa gjëra më mirë se ti. Jam më profesionist se ti”, i thotë ai, Sejdiut.  Gashi më pas largohet, për t’u kthyer sërish në korridor ku vazhdon përplasja verbale.

Sejdiu duke zgjatur dorën nga distanca, insiston që diskutimi të mos vazhdojë në publik. Kjo e acaron edhe më shumë Gashin, kur ky i kërkon që të mos ia bëjë me dorë teksa vet ia drejton gishtin dhe i afrohet ballë për ballë.

“Dorën mos ma qo, ja ja me mu dorë mos gabo me qu, edhe pse je drejtor dorën mos ma qo. Ti je i fuqishëm por dorën mos me qo”, i thotë reumatologu Gashi. Kjo përplasje kishte ndodhur për shkak të planeve për të zhvendosur një pjesë të Kardiologjisë e cila është në katin e njëjtë me Reumatologjinë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është normale që bebeve t’i bijnë flokët?
Artikulli i rradhës Baballarët me një trend të çuditshëm bëjnë fotosesionin e shtatzënisë (Foto)

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.