Shqetësoheni se bebes tuaj po i bijnë flokët me të madhe?
Është krejtësisht normale që gjatë muajve të parë të jetës, fëmijës suaj t’i bien flokët, të cilët janë zhvilluar gjatë shtatzanisë dhe do të zëvendësohen me flokët e tjerë përgjatë vitit të parë të jetës.
Vetëm pasi të ketë bërë një vjeç, fëmijës do t’i rriten flokët “përfundimtarë” të cilët do të kenë ngjyrën karakteristike që do të zgjasë edhe më vonë dhe do të duken shumë ndryshe nga flokët që kishte kur sapo kishte lindur. Këto janë flokët që do të trashëgojnë karakteristikat gjenetike të prindërve. Humbja e flokëve tek foshnjat është e përkohshme dhe prandaj prindërit nuk duhet të shqetësohen. Zakonisht rënia e flokëve fillon në muajin e tretë të jetës.
Përdorimi i produkteve kundër rënies së flokëve do të jetë i padobishëm, madje nuk rekomandohet. Duhen shmangur plotësisht kremrat dhe shampot specifike kundër humbjes së flokëve.
Megjithatë, në këtë fazë, yndyra e kokës është shumë e bollshme, gjë që mund të irritojë lëkurën e bebes, prandaj duhet të ruani makismalisht higjienën e tij. Përpiquni të mbani pastër kokën e fëmijës, duke e larë çdo 2-3 ditë.
Rënien e flokëve mund ta vëreni edhe më vonë, kur fëmija juaj të jetë më i rritur sepse kjo fazë zgjat deri në 2-3 vjet.Flokët kalojnë në disa faza. Faza e parë është faza anagen, e cila zgjat 2-3 vjet dhe është faza e rritjes së flokëve ; faza catagen, e cila është periudha tjetër në të cilën rritja e flokëve ndalet për një periudhë që mund të ndryshojë nga 1 në 5 javë; dhe faza telogen, e cila korrespondon me fazën përfundimtare të ciklit të jetës së flokëve që i bie të zëvendësohet nga një fije floku i ri, me fillimin e një faze të rritjes.
Vetëm në raste shumë të rralla rënia e flokëve të fëmijës mund të jetë shenjë e një çrregullimi./pernenat