Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi i ditës, e martë, 5 qershor 2018

Horoskopi 05/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ja çfarë parashohin yjet për ju për ditën e sotme:

Dashi – Do të jeni të mërzitur për shkak të disa projekteve që nuk stimulojnë kreativitetin tuaj. Megjithatë duhet të mundoheni të mbyllni gjithçka brenda një kohe të shkurtër, pasi në të kundërt rrezikoni që t’iu grumbullohet pune. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, në rast se prisni përgjigje në dashuri.

Demi – Mos u ndjeni të detyruar që të ndiqni të gjitha këshillat dhe sugjerimet e marra nga personat që ju rrethojnë, pasi jo vetëm ju e dini se për çfarë keni nevojë, për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në dashuri mos u tregoni shumë grindavec/e.

Binjakët – Kjo ditë do të jetë mjaft e frytshme për punën dhe bashkëpunimet e reja. Jini më spontan dhe mos hezitoni që të shfaqni kapacitetin tuaj teknik. Në dashuri parashikohen zhvillime interesante.

Gaforrja – Mos lejoni që të përfshiheni nga paniku, nëse haseni me të papritura në rrugën tuaj profesionale. Kjo pasi në të vërtetë këto sfida ju lejojnë që të nxirrni në pah aftësinë tuaj. Jini kurajoz, sidomos në dashuri.

Luani – Gjatë kësaj dite do të tregoni kujdes ndaj një personi të cilin e keni shumë përzemër dhe që po kalon një periudhë të vështirë. Duke qenë komunikues, do ta ndihmoni që të mos bëjë një zgjedhje të nxituar. Në sferën profesionale, pritet të ketë të reja.

Virgjëresha – Një takim më se rastësor, do ju bëjë tejet euforik. Kjo gjë do ju japë mundësinë që të rizgjoni disa ndjenja, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Horoskopi ju sugjeron që të mundoheni të respektoni më shumë, këshillat e kolegëve tuaj në punë.

Peshorja – Gjatë kësaj dite duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, për shkak se pa dashje, mund të joshni një person që nuk ju intereson. Hijeshia juaj do ju mundësojë që të bëni shumë persona për vete. Në vendin e punës jini më të lirshëm dhe të guximshëm.

Akrepi – Kjo ditë mund të jetë mjaft intriguese dhe do ju ftojë që të mos jini shumë pesimistë, sidomos në dashuri, ku mund të keni një keqkuptim me personin që ju pëlqen. Përgjigjet që prisni, janë fare pranë. Ky është një moment shumë i mirë edhe për të bërë biznes apo blerje të ndryshme.

Shigjetari – Do të ndjeni nevojën që të rinovoni totalisht jetën tuaj, dhe do të gjeni stimuj të rinj. Dashuria do të jetë një prioritet absolut, kështu që jini të gatshëm që të keni takime të kënaqshme, apo të zyrtarizoni një lidhje.

Bricjapi – Do të jeni shumë të përqendruar në realizimin e një projekti të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Ka ende disa çështje që duhen sqaruar, lodhur me disa bashkëpunime të rëndësishme për ju. Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte, merrni më shumë kohë për tu kujdesur për veten.

Ujori – Mundohuni të jeni më shumë të kuptueshëm dhe bashkëpunues me kolegët tuaj në punë, pasi në këto momente, duhet të jeni të gatshëm për gjithçka. Do të merrni disa përgjigje të mira në dashuri, kështu që përfitoni për të çuar përpara propozime lidhur me udhëtime apo transferime.

Peshqit – Kjo do të jetë një ditë e turbullt, gjatë së cilës do të jeni mjaft aktiv. Do të gjeni mënyrën për të treguar të gjithë krijimtarinë tuaj, duke nisur një aktivitet të ri në bashkëpunim me kolegë ose mik të besuar. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet./noa.al

Artikulli paraprakKy është moti për ditën e martë
Artikulli i rradhës 52-vjeçarja shërohet nga kanceri, edhepse i dhanë vetëm disa muaj jetë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.