Ajo e ka të pamundur të ngritët në këmbë pa ndihmën e të tjerëve, është kjo shtatëvjeçarja Delfina Shala nga Fushë Kosova.
Delfina vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor si pasojë e së cilës ajo nuk i ndjen këmbët këmbët e saj, nga gjunjë e poshtë.
Ndërsa babai i Delfinës thotë se vajza e tij ka lindur me këtë problem, derisa me lot në sy tregon se edhe ajo mund të ketë një shërim, siç raporton Klan Kosova.
Shërimi i vogëlushes shtatë vjeçare është i mundur në Turqi por për këtë duhen së paku 16 mijë euro, e që babai i saj nuk ka mundësi t’ja sigurojë.
Ndërsa Delfina ka një dëshirë sikur të gjithë moshatarët e saj, ‘me lujt me shok me shoqe’. Ndërsa e ëma ka shpjeguar se ndihet shumë në siklet kur Delfina i thotë se përse ajo nuk mund të ecë si motra dhe vllau i saj i vogël.
E, kjo ndërhyrje nuk mund të realizohet në Kosovë për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore adekuate.




