Uji i orizit është përzierja që formon me anë orizit të zier. Shumica e nënave preferojnë të ushqejnë foshnjat me ujin e orizit para se t’i japin atë në dietën e tyre. Para se të filloni t’i jepni ujin e orizit foshnjës suaj, duhet të dini pse është mirë për foshnjat.
Uji i orizit është një kurë efektive për diarre dhe probleme të tjera gastrointestinale. Një studim shkencor nga hulumtuesit britanikë konkludon se gëlltitja e ujit të orizit mund të zvogëlojë në mënyrë efikase problemet me tretje të foshnjeve. Ai gjithashtu ndihmon në trajtimin e gastroenteritit të butë dhe të moderuar. Vloni një filxhan ujë me oriz dhe jepni foshnjës suaj 3 gota çdo 15 minuta, transmeton Gazeta Shneta.
A e dini se uji i orizit mund të ndihmojë në shërimin e ekzemës së fëmijës suaj? Mund të tingëllojë e pabesueshme por është e vërtetë. Fëmijët e rinj shpesh janë viktima të ekzemës, një formë e zakonshme e pezmatimeve.
Gjendja është shumë e pakëndshme. Merrni 2 gota me ujë të orizit dhe përziejeni atë pastaj jepni foshnjeve tuaja.
Uji i orizit gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e temperaturës së foshnjës. Thjesht, zieni orizin në 2 deri në 3 gota ujë derisa orizi të jetë gatuar. Prisni që uji të ftohet dhe pastaj jepni foshnjës suaj./Gazeta Shneta/