Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët e Instagramit – fëmijët e famshëm shqiptarë me më shumë ndjekës

Jetë 13/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk përbën asnjë çudi që fotot me fëmijë tërheqin më shumë vëmendje se çdo foto tjetër në rrjetet sociale. Mund të kenë sukses në çdo skenë, mund të kenë shkëlqyer në një projekt apo mund të duken fashion në një foto, asgjë nuk krahasohet para një fotoje me vogëlushin/en.

Një pjesë e mirë e personazheve të njohur e kanë kuptuar herët këtë dominim, sapo kanë publikuar një foto të bebes së tyre. Ndaj edhe, jo pa qëllim, kanë zgjedhur të krijojnë një profil të veçantë për fëmijën e tyre për t’ia dhënë të gjithë vëmendjen.

Natyrisht, të gjithë e dimë që janë pikërisht prindërit ata që e menaxhojnë llogarinë e fëmijëve në këtë moshë të hershme të tyre.

 

Rasti tipik për sa më lart është Paola e vogël e Piter Panit. Kush nuk është kënaqur me të gjatë gjithë sezonit të këtij formati që sapo ka mbyllur suksesshëm edicionin e parë në Tv Klan? Mjaftonte një foto apo një video e këtij engjëlli të vogël dhe audienca ishte ON TOP.

Nuk është e vetmja vogëlushja 4-vjeçare. Bashkë me të, edhe të gjithë fëmijët e tjerë të Piter Panit kanë pasur të njëjtin sukses. Fansat u shtoheshin javë pas jave, ditë pas dite, minutë pas minute. Të vegjlit “u lodhën” aq shumë nga fama dhe nga vëmendja e publikut, sa kuptuan se rruga nga Tv Klan në shtëpi dhe anasjellas, tani mund të zgjaste me orë nga ndalesat dhe përshëndetjet e njerëzve.

Përtej Piter Panit, personazhet e njohur në botë dhe në Shqipëri, e kanë përdorur edhe si një mënyrë e mirë marketingu vëmendjen e fëmijëve. Mjafton një foto apo një video e ëmbël dhe fansat rriten si me magji. Nëse është i padrejtë ky lloj “karremi” për të fituar sa më shumë fansa, kjo mbetet për t’u diskutuar sërish, por vëmendjen, gjithsesi, fëmijët e kanë marrë tashmë dhe po e gëzojnë jo më pak se prindërit e tyre.

Don Fernando, djali çapkën i Çiljetës, ka një profil të tijin në Instagram. Mami Çili, me siguri, është administratorja e kësaj llogarie, poston aty çdo foto të Fernandos dhe video të tij. Don Fernando nuk ka pak, më shumë se 10 mijë ndjekës në Instagram.

Ella Faria, prej disa javësh është motra e madhe. Edhe ajo prej kohësh ka një profil të vetin në rrjet. Ka foto shumë të bukura nga momentet e saj të ëmbla. Si modele, mami Emina është e kujdesshme edhe në postimin e fotove të vogëlushes.

Tian Patris Berisha është një yll tjetër i Instagramit. Mjafton ta hapësh profilin e tij dhe kupton se ke të bësh me një artist të lindur. Tuna s’ia lejon vetes të gabojë, aq më tepër tek i biri. Por as babi Patrisi, si artist, nuk mbetet më pas.

Roan, djali i Majkit dhe Majlindës, u bë shumë shpejt mik me ne të gjithë. Edhe për fotot e tij kujdeset Majlinda. Roan, një beb i bukur, ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe fansat po i rriten dita-ditës.

Renee është ndër të parët personazhe të vegjël që sapo lindi, “fitoi” një profil në Facebook dhe pas tij edhe në Instagram. Videot e ëmbla me lojërat, kërcimet dhe këngët e saj kanë qenë ndër më të pëlqyerat edhe nga këngët e mamit dhe të babit.

Lista, natyrisht, nuk është vetëm kaq. Mes personazheve të vegjël, mund të renditni edhe shumë të tjerë që kanë fituar vëmendjen e të gjithëve. Nëse të vegjlit janë në “garë” për të fituar sa më shumë fansa, të rriturit janë në pikëpyetje nëse duhet apo jo t’ua japin këtë famë të (pa)merituar të vegjëlve të tyre… Ndoshta atë që ata një ditë, mund të mos e duan./kidstime

Artikulli paraprakJa çfarë mund të ju ndodhë kur e mbani teshtimën
Artikulli i rradhës Festë në familjen e Ermal Mamaqit, shikoni tortën e bukur për vajzën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.