Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK: Klinikat janë furnizuar me anestetikë, në Urologji u kryen 39 operacione

Lajme 18/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra e Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka reaguar ndaj një shkrimi të gazetës “Zëri”, ku thuhet se në Klinikën e Urologjisë në QKUK janë anuluar operacionet për shkak të mungesës së barnave dhe anestetikëve.

SHSKUK thotë se të gjitha sallat e operacionit, përfshirë edhe Urologjinë, kanë punuar dhe po vazhdojnë me kapacitet të plotë. “Protokollet- evidencat  e  sallave  të operacionit në Urologji, vërtetojnë se  janë kryer të gjitha operacionet e planifikuara dhe ato urgjente. Gjithsej vetëm  dy javët e  kaluar janë kryer 39 operacione  me anestezion të përgjithshëm dhe nuk ka dështuar asnjë operacion”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë i SHSKUK-së:

Sallat e operacionit në QKUK kanë punuar dhe po punojnë me kapacitet të plotë

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës,  njofton se  të gjitha sallat e operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përfshirë edhe Klinikën e Urologjisë,  kanë punuar dhe po punojnë me kapacitete të plota, pas furnizimit me sasi të bollshme të anestetikëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bazuar në informatat nga drejtoria e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, por edhe nga drejtoria e Klinikës së Urologjisë,  të  gjitha sallat e operacionit kanë punuar me kapacitet të plotë. Shkrimi i  sotëm i gazetës “Zëri”  është tendencioz dhe nuk paraqet të vërtetën, i njëjti pastaj është botuar  edhe nga portalet tjera  nuk paraqet realitetin së fundmi dhe të kësaj jave.

Protokollet- evidencat  e  sallave  të operacionit në Urologji, vërtetojnë se  janë kryer të gjitha operacionet e planifikuara dhe ato urgjente. Gjithsej vetëm  dy javët e  kaluar janë kryer 39 operacione  me anestezion të përgjithshëm dhe nuk ka dështuar asnjë operacion.

Poashtu, Barnatorja Qendrore  QKUK- SHSKUK,  konfirmon se të gjitha klinikat dhe Spitalet e Përgjithshme janë të mbuluar për tre muajt e ardhshëm në sasi të mjaftueshme me anestetikë të nevojshëm për sallat e operacionit.

QKUK- SHSKUK,  siguron të gjithë qytetarët që kanë nevojë,  se sallat janë në funksion të plotë dhe këtë shërbim mund të marrin në çdo kohë në klinikat  dhe spitalet përkatëse që janë në kuadër të SHSKUK.

Artikulli paraprakVazhdon mungesa e barnave dhe anestetikëve, në Urologji anulohen operacionet
Artikulli i rradhës Adelina me bashkëshortin thyejnë rëndë rregullat në ditët e fundit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.