Ka disa ditë që në rrjetet sociale dhe Youtube po qarkullon një video e pazakontë e një prifti, i cili shihet duke goditur shuplaka foshnjën përgjatë momentit të pagëzimit.
Një video e tillë ka ngritur polemika të ndryshme ndërmjet pjesëtarëve të fesë së krishterë dhe ateistëve.
Në videon amatore, që me siguri është realizuar nga një prej të pranishmëve në sallë, shfaqet një prift i moshuar i cili dhunon një fëmijë të vogël gjatë ceremonisë së pagëzimit. Fillimisht nuk dihej asnjë e dhënë për të, por tani 89-vjeçari është identifikuar.
Ai quhet Jacques Lacroix dhe videoja virale është realizuar më 17 qershor gjatë ceremonisë së pagëzimit të një 2-vjeçari në kishën ”Sainte Medeleine” në Champeaux. Në pamundësi për ta bërë të pushonte djalin e vogël, prifti i gjuan me shuplakë, madje edhe në momentin që babai i djalit përpiqet ta marrë në krahë, ai nuk e lëshon dhe i ka thonjtë të ngulur në faqen e tij.
Prifti Jacques për mediat franceze është shprehur se veprimi i tij nuk ishte aq i ashpër sa u bë.
“Ishte diçka mes një përkëdhelje dhe një shuplake. Shpresoja që ta qetësoja, nuk dija çfarë të bëja. Fëmija po ulërinte shumë dhe më duhet të ktheja kokën e tij që t’i hidhja ujë. I kërkova që të qetësohej, por nuk e bëri. U përpoqa ta afroja që të qetësohej… doja vetëm të qetësohej. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Kam vendosur që ta mbyll shërbimin tim tani, ishte pagëzimi im i fundit. Gjithçka e ka një fund”, është shprehur prifti.
Ndërkohë kisha franceze ka marrë masa duke e larguar menjëherë priftin nga të gjitha pozicionet duke mos e lejuar më të marrë pjesë në ceremoni të tilla. Ai mund të vazhdojë të jetë besimtar i devotshëm, por nuk do të ketë funksione./Living/
https://youtu.be/EhBBThLfbIw