Të gjitha femrat i kanë ‘ditët e ferit’ në ditët kur janë me periodat.
Bërja e gjumit të mirë mund të vështirësohet në kohën sa jeni me të përmuajshmet, veçanërisht nëse keni dhimbje barku.
Disa gra e kanë të pamundur që të gjejnë rehati për shkak të dhimbjeve të forta, që mund të rezultojnë me disa orë tundim dhe rrotullime.
Por falë doktorëve që kanë zbuluar pozicionin më të përshtatshëm të të bërit gjumë gjatë asaj faze të muajit që ndihmon edhe në zvogëlimin e dhimbjeve, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.
Sipas disa gjinekologëve, pozicioni më i mirë për të fjetur është ai në formë të fetusit.
Lisa Lindley ka thënë se “Gjumi në pozicionin e fetusit largon presionin nga muskujt e abdomenit”.
Kjo sipas saj nënkupton që muskujt në atë zonë relaksohen, kanë më pak tension dhe rrjedhimisht më pas dhimbje – që është lajmi i mrekullueshëm.
Nëse është e mundur ju duhet të shmangni pozicionin e gjumit barkas pasi që mund të ndrydhni mitrën dhe me këtë rritet shansi që të ketë rrjedhje gjatë natës.