Edhe përse mund të duket e pazakontë që gratë që zhvillojnë karrierën e tyre të bëhen nëna në moshë të re, kjo në fakt është diçka normale tek të famshmet shqiptare.
E, derisa Anabel ka bërë një renditje të Vipave shqiptarë që janë bërë nëna në moshë të hershme, e lista fillon me Albërie Hadërgjonaj e cila ishte martuar në moshën 15 vjeçare dhe kishte sjellë në jetë fëmijën e parë në moshën 16 vjeçare.
Ndërsa lista vazhdohet nga Eli Fara, e cila thotë se është martuar shumë e re dhe është bërë nënë kur ajo vetë ishte fëmijë. Eli dhe vajza e saj Marina më shumë ngjajnë si shoqe se si nënë e bijë.
Aktorja e njohur shqiptare Ema Andrea është poashtu në mesin e të famshmeve shqiptare që kanë lindur në moshë të hershme, ajo ka lindur vajzën e saj Sara Kapo në moshën 21 vjeçare.
Adrola Dushi lindi një fëmijë pikërisht kur ishte në kulmin e karrierës së saj pasi fitoi kurorën e Miss Univers Albania 2012. Por kjo nuk e pengoi bukuroshen që të vazhdojë me modelizëm./Anabel/