Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rigjenerimi i lëkurës dhe flokëve, në Kosovë aplikohet një metodë ndërkombëtare

Femina 05/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një intervistë për gazetën, Dr. Nexhmije Kusari, e specializuar në Dermatologji shpjegon veçoritë dhe të mirat që sjellë aplikimi i teknologjisë së avancuar në sistemin PRP e cila është tërësisht natyrale dhe sipas statistikave botërore është metoda që ka treguar sukses në regjenerimin e lëkurës dhe flokëve.

PRP (Palete – terapia e rinimit me qeliza amë, e njohur edhe si tretman i rinimit me gjakun vetjak, është procedurë e cila përdor aftësinë e shërimit të cilën e kanë trombocitet dhe faktorët e rritjes në gjakun tuaj, në mënyrë që të stimulojë reaksionin e qelizave amë.

Sipas Dr. Nexhmije Kusari, nëpërmjet këtij tretmani përmirësohet tekstura dhe kualiteti i lëkurës duke i mundësuar shkëlqim lëkurës, minimizon rrudhat si dhe, rrathët e zi rreth syve janë më pak të dukshme. Rezultatet efektive dhe të dukshme arrihen edhe tek strijat, shenjat si dhe te regjenerimi I flokëve.

Kjo metodë në trendin botëror është një nga metodat më të avancuara për trajtimin natyral, e cila aplikohet në formë të mikroinjektimeve me gjilpëra, në shtresa të ndryshme të lëkurës me dermaroller apo dermapen, duke u renditur si një nga metodat më të sofistikuara në rigjenerimin e lëkurës dhe flokëve si dhe për lëndime të ndryshme sportive.

Tretmani është plotësisht jotoksik, hipoalergjen, zgjatë rreth 60 minuta dhe nuk kërkon kohë të gjatë këndelljeje, duke u rekomanduar që pas tretmanit lëkura mos të pastrohet për 12 orë.

Sipas dr. Kusari, për të kryer këtë tretman nevojitet teknologjia më e fundit e pajisjeve si dhe stafi adekuat i profesionalizuar dhe trajnuar, për të cilën Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” tashmë e ofron këtë mundësi. Tretmani bëhet shpejt dhe thjesht. Përbëhet nga marrja e një sasie të vogël gjaku nga venat, e cila pastaj nëpërmjet centrifugës përzihet me rrotullime të caktuara, ndahet plazma e cila më pas injektohet në lekurë.

Rezultatet janë të dukshme disa ditë pas tretmanit, ndërsa efekti i plotë pritet gjatë muajve të ardhshëm për shkak të procesit të krijimit të kolagjenit të ri dhe elastinës. Në atë periudhë lëkura rivitalizohet, bëhet më e butë, më elastike dhe dukshëm më e rinuar.

Sa I përket masave të kujdesit, duke marrë parasysh që PRP nxirret nga gjaku juaj, nuk ekziston mundësia e transmetimit të sëmundjes, alergjisë apo reaksionit imunologjik.

Drejtpërdrejt pas tretmanit është e mundshme të shfaqen skuqje, ënjtje dhe dhembje minimale në regjionet në të cilët janë trajtuar, të cilat, sipas rregullit, zhduken pas disa orësh, ndërkaq në tërësi pas disa ditësh.

Zvogëlimin e linjave / rrudhave mes vetullave – Zvogëlimi i rrudhave në ballë – Përmirësimi i rrudhave rreth syve – Zvogëlimi i rrudhave nazo-labiale – Zvogëlimi i rrudhave të qeshjes  – Trajtimi i vragave (shenjave) nga aknet – Zvogëlimi i rrudhave rreth gojës – Rinimi i lëkurës në duar dhe në pjesë të tjera të trupit – Nxitja e rritjes së flokëve si dhe për lëndime sportive.

 

Artikulli paraprakVipat shqiptare që janë bërë nëna në moshë të re, ja kush e kryeson listën
Artikulli i rradhës A mund të shikojë foshnja në bark dhe pasi të lind, gjithçka që duhet të dini

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.