Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 gabime që nuk duhet t’i bëni asesi, kur i edukoni fëmijët

Jetë 10/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këto janë disa nga teknikat e gabuara që i përdorin prindërit në të gjithë botën e që duhet t’i shmangin patjetër nëse dëshirojnë të kenë një fëmijë joproblematik.

Goditja dhe ndëshkimi

Goditja e një fëmije si një mënyrë për t’i ndëshkuar ata, nuk do ta bëjë atë më të disiplinuar apo më të bindur. Sot, këto dy teknika janë të vjetëruara dhe kanë efekt të kundërt. Goditja e fëmijës suaj do t’i bëjë ata vetëm të kenë frikë nga ju, por nuk do t’i pengojë që të bëjnë të njëjtat gabime përsëri.

Argumentet dekurajuese

Nëse në një diskutim ju përfshini argumente dekurajuese, nuk do ta bëni fëmijën tuaj më pak rebel. Të veprosh si një autoritar para një fëmije nuk do të bëjë që ata t’ju vlerësojnë më shumë. Kjo lloj sjelljeje do të çojë vetëm në rritjen e tensionit mes jush dhe fëmijës. Mundohuni ta dëgjoni atë në vend që t’i kërkoni të heshtë.

Përdorimi i tepërt i mjeteve elektronike që në moshë të hershme

Në ditët e sotme, fëmijët shpenzojnë shumë kohë duke përdorur pajisje elektronike, sepse për prindërit kjo është një mënyrë e mirë që i mban fëmijët të zënë. Sidoqoftë, edhe nëse përmbajtja e informacionit ndaj të cilit është ekspozuar është i përshtatshëm për fëmijët, telefoni nuk mund të jetë kurrë një zëvendësuas i barabartë për aktivitetin fizik.

Kontrolli i tepërt

Të jesh prind do të thotë të jesh vazhdimisht i shqetësuar për sigurinë e fëmijës tënd. Sidoqoftë, duke qenë të obsesionuar me çdo lëvizje të tyre, do të keni efekte negative dhe fëmija juaj mund të bëhet i pasigurt në vetvete.

Mungesa e dashurisë

Shprehja e urrejtjes në formën e abuzimit emocional ose fizik, si dhe mungesa e dashurisë, kanë efekt të dëmshëm në mirëqenien e fëmijës suaj. Kjo sjellje mund të dëmtojë arsyetimin dhe gjykimin e tij/saj. Të jesh prind gjithashtu do të thotë të përpiqesh të kuptosh dhe të pranosh gabimet e tij. Ju i mësoni fëmijët tuaj, por gjithashtu edhe ata ju mësojnë ju. Gjithmonë ka vend për përmirësim./botasot

 

Artikulli paraprakAlarmante, 60 persona kanë vdekur në aksidente për 6 muaj në Kosovë
Artikulli i rradhës Këngëtarja e famshme ka një problem ‘të madh’: Si do t’ia bëj kur të vijë foshnja

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.