Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi, ka thënë se me të gjitha fuqitë e tij do t’i dalë të keqes përballë, duke aluduar në keqmenaxhimet që kanë ndodhur për vite me radhë në këtë ministri.
Ismaili ka thënë se derisa të jetë ai ministër, askush nuk do të blejë xhipa të zi e as të ndërtoj shtëpi me paranë publike.
“Financim të xhipave dhe shtëpive nga paraja publike nuk do të bëjmë. Kush të siguroj fakte për keqmenaxhime, ju lutem dilni të keqes përballë dhe unë do të jem përkrahësi juaj më i madh. Unë do të vazhdoj ta bëjë këtë deri në fund të mandatit tim”, ka thënë ministri Ismaili.
Këto deklarata i ka dhënë pas pyetjeve të deputetëve për vonesat në furnizim të barnave nga Lista Esenciale. Ismaili ka thënë se në dhjetor të vitit të kaluar 70 për qind e barnave kanë qenë pa kontrata, të cilat megjithatë kanë vazhduar të blihen nga MSH-ja. /Gazeta Shneta/