Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme kanë lindur fëmijë më shumë sesa ditëve tjera.
Derisa ditëve të kaluara numri i foshnjeve nuk ka kaluar më shumë se 38, të mërkurën kanë ardhur në jetë 43 foshnje. Dy prej këtyre bebeve janë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë shënuar 25 bebe vajza dhe 18 djem.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 16 nëna, ndërsa për herë të parë kanë lindur 21 gra. /Gazeta Shneta/