Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon cuclla mashtruese në daljen e dhëmbëve te fëmijët

Jetë 12/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse fëmija juaj përdor gjatë gjithë kohës biberonin, atëherë mund të ketë probleme me daljen e dhëmbëve.

Madje në disa vende si Anglia, këshillohet që cuclla mashtuese të mos përdoret fare tek fëmijët. Kjo, për arsye se mund të shkaktojë probleme tek dhëmbët e fëmijës, të cilët sapo dalin e më pas zhvillohen.

Sa më gjatë që fëmija juaj të përdorë një çuço, aq më shumë ka mundësi që struktura e gojës së tij të preket. Kjo nga ana tjetër mund të ndikojë sesi dhëmbët e tij të qumështit e më pas të përhershmit të bashkohen me njëri-tjetrin kur ai mbyll gojën ose kur kafshon.

Nëse fëmija juaj nuk mund të qetësohet pa çuçon, përpiquni të kufizoni kohën kur ai e përdor atë. Për shembull mund t’ja jepni vetëm kur e vini në gjumë.

Duhet të përpiqeni ta largoni çuçon kur fëmija është rreth një vjeç. Nëse kjo është e pamundur, hiqjani përpara se të bëjë 3 vjeç, pasi dëmet në dhëmbë mund të jenë të mëdha.

Problemet e zakonshme përfshijnë:

  • Një kryqëzim, kur dhëmbët e sipërm janë prapa dhëmbëve të poshtëm.
  • Një mbingarkesë, kur dhëmbët e përparshëm projektojnë mbi dhëmbët e poshtëm.

Kurrë nuk duhet të fusni çuçon e foshnjës në ndonjë gjë të ëmbël si mjalti. Mjalti nuk duhet t’u jepet foshnjave para se ata të bëjnë një vjeç, pasi mund të përmbajë baktere të dëmshme. Mjalti ose sheqeri mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve./pernenat

 

Artikulli paraprakÇfarë të bëni gjatë shtatzënisë, që ta keni fëmijën e mençur
Artikulli i rradhës Gra e vajza nga Prishtina ftohen përmes SMS-ve të bëjnë PAP Testin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.