Pas një garë të vështirë, Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka arritur të fitojë pikët e mjaftueshme për t’u zgjedhur drejtoreshë në Klinikën e Endokrinologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Dr. Berisha-Muharremi bëhet profesoresha e parë e zgjedhur në këtë post në klinikën e Endokrinologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Në garë për këtë post, përveç saj, ishte edhe Dr Drita Mekuli e cila e mbajti këtë post deri këtë vit si dhe Dr. Merita Emini.
Klinka e Endokrinologjisë është një nga klinikat me fluks të madh pacientësh në QKUK. /Gazeta Shneta




