Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Ndikimet’ politike, anulohet konkursi në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Lajme 28/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për drejtor të Klinikës Gjinekologjike në QKUK është anuluar. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Shneta drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu.

Gazeta ka mësuar se konkursi është anuluar për shkak të përfoljes për ndikime politike. Këto ndikime i ka ngritur edhe kandidatja e cila ka udhëhequr deri më tani këtë klinikë, Dr. Myrvete Paçarada. Madje ajo në një bisedë për Gazetën pati kërkuar që kandidatët të mos vlerësohen si anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, por të repsketohen gradat shkencore dhe akademike.

Paçarada ka deponuar edhe një ankesë kundrejt Komisionit Vlerësues pasi e ka konsideruar të jashtëligjshme thirrjen e kandidatëve në intervistën me gojë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret e konkursit.

Por ndikimin politik e ka mohuar drejtori Sejdiu. Ai ka thënë se konkursi është anuluar pasi Komisioni ka vlerësuar se nuk ka pasur kandidatë të përgjegjshëm.

Testi me shkrim solli konkurrencë të fortë në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilin e kanë kaluar katër kandidatë. Me më së shumti pikë ka dal Dr. Jakup Ismaili me 80 sosh, duke lënë prapa Dr. Fehmi Ahmetin me 76. Në vendin e tretë është ushtruesja e detyrës së drejtorit, Dr. Myrvete Paçarada me 75 pikë, ndërsa në të katërtin Dr. Shpresa Krasniqi me 52 pikë. Testin nuk kanë arritur ta kalojnë Dr. Zef Ndrejaj me 33 pikë dhe Dr. Brikenë Dacaj me vetëm 28. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDjalë apo vajzë, mësoni gjininë e foshnjës suaj me anë të metodës japoneze
Artikulli i rradhës Ja si flenë gratë gjatë periudhës së shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.