Kërkoni nga gjyshja juaj që të ju tregojë gjininë e bebes tuaj.
Asaj do t’i duhen vetëm disa minuta dhe do të ju tregojë nëse po prisni djalë apo vajzë. Dhe mos u befasoni nëse e qëllon saktë.
Folklorët e parshikimit të gjinisë kanë ekzistuar me gjenerata të tëra pasi jo gjithmonë ka pasur teknologji për ta parë gjininë.
Një nga këto metoda bizare të parashikimit të gjinisë është edhe metoda me pe dhe me unazë, përcjell Gazeta Shneta.
Si funksion kjo metodë?
-Lidhni unazën tuaj të martesës me një pjesë peri.
-Dikush duhet të mbajë perin me unazë mbi barkun tuaj derisa ju jeni të shtrirë.
-Lejoni që peri i lidhur të lëvizë vetë, pa bërë ndonjë lëvizje (pa reaguar me forcë të jashtme).
Janë edhe mënyra tjera me po këtë metodë, si:
– Përdorni një fije floku ose ndonjë qafore në vend të perit;
– Përdorni gjilpërë në vend të unazës;
– Mbani unazën mbi kyç të dorës në vend të barkut;
– Vendosni unazën me pe mbi shuplakën tuaj dhe lëreni për pak kohë, më pas mbajei lart dhe lëreni të lëvizë.
Interpretoni rezultatet:
– Nëse unaza lëviz në mënyrë rrethore, ju do të keni një vajzë.
– Nëse unaza lëviz drejtë, ju po prisni një djalë.
Sa të sakta janë parashikimet me unazë?
Megjithëse është një trik i lirë për të përcaktuar gjininë e fëmijës, janë disa probleme që mund të bëhen me interpretimin e rezultateve, për shkak të mënyrës si funksionon ndërgjegjja e trurit dhe për shkak të lëvizjeve ideomotore./GazetaShneta