Komisioni për Administratë Publike miratoi amendamentet e Projektligjit për Paga për sektorin publik, ku miratoi edhe uljen e koeficienteve nga 12 sa ishte në 10.
Deputetët kanë votuar veç e veç amendamentet e këtij Projektligji, me ç’rast kanë dërguar në Kuvend amendamentin për Televizionin Publik të Kosovës ndonëse nuk i kishte votat.
Me katër vota për, katër kundër dhe dy abstenime ky ligj u procedua në seancë.
Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, tha se të gjitha agjencive të cilat financohen nga shteti duhet t’u përcaktohet pragu i pagave.