Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhjetë rregulla si të kaloni mirë me vjehrrën

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për të evituar konfliktet dhe për të jetuar sa më e qetë në familje, duhet shumë durim, përkujdesje dhe pak dinakëri.

Të ‘menaxhosh’ marrëdhënien me nënën e bashkëshortit nuk është gjithnjë e lehtë, por para se t’i shkatërroni përfundimisht raportet, provoni të shkoni mirë me të.

Ja 10 rregulla të lehta që duhet t’u përmbaheni për të shkuar sa më mirë me vjehrrën tuaj, që i transmeton oraneës.

Mbani privacinë tuaj: Të mbani distanca, nuk do të thotë të jeni tërësisht e shkëputur, por të mos kufizoni hapësirat tuaja.

Shtëpia jonë është e jona, ashtu siç është e vetja, shtëpia e vjehrrës, ndaj mos bëni kopje të çelësit, përveç rasteve kur është një domosdoshmëri.

Vizitat pa paralajmërim mund të mos jenë shumë të pëlqyera, ndaj më mirë evitoni surprizate kota.

Buzëqesh!: Ne gratë po të buzëqeshim, imponojmë edhe personin përballë të buzëqeshë. Një gjë e tillë heq tensionet dhe çon në mikpritje dhe dëshirë për të dëgjuar. Është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë impenjim. Ia vlen ta provoni sepse efekte pozitive janë të dukshme.

Po të isha në vendin tënd: Të vihesh në vendin e tjetrit është mënyra më e mirë për të kuptuar një këndvështrim të ndryshëm nga i yni.

Nuk e njohim jetën e vjerrës sonë, cilat ëndrra ka pasur apo se çfarë mendon në të vërtet. Ku i dihet, mbase nëse do kishim mundësinë për t’i njohur njerëzit që kemi afër deri në fund, nuk do kishte shumë keqkuptime dhe rrjedhimisht nuk do krijoheshin tensione të kota.

Asnjëherë njësoj: Konkurrenca nuk shërben për asgjë, ndaj, në vend që të luftoni në të njëjtën fushë (ëmbëlsira e saj është më e mira në botë, byreku i saj është i mrekullueshëm!), më mirë të bëjmë gjëra të ndryshme, apo t’i kërkojmë këshilla vjehrrës, e cila mund të ketë diçka për të na mësuar.

‘Ulja e armëve’ mund të na ndihmojë të evitojmë konfliktet dhe mund të na dhurojë pak kohë të lirë: një bilanc pozitiv, pa dyshim.

Rroftë diplomacia: Të pranosh kritikat nuk është e lehtë, këtë e dimë mirë. Nuk mund të shkohet mirë me të gjithë, por ajo që ka rëndësi është të ndihemi mjaftueshëm të fortë dhe autoritarë për t’i dëgjuar kritikat, pa i pranuar domosdoshmëritë.

Gjithnjë autoritarë: Nëse japim një mendim, duhet ta mbështesim idenë tonë me arsyetime të vlefshme dhe siguri të plotë. Të jemi autoritarë, nuk do të thotë të imponojmë idetë tona me forcë, por të besojmë në bindjet tona, duke ditur t’i japim shpjegim këndvështrimit tonë.

Ndaj, me vjehrrën, fjalët e pakta dhe të qarta në mënyrë që të keni sa më pak mundësi keqkuptimi.

Kalojini situatat me prakticitet: Si të mos nervozoheni kur afeksioni bëhet bezdisës? Para se t’ia vini të gjithë fajin vjerrës, përpiquni të kuptoni sa hapësirë i keni lënë dhe sa ka marrë ajo nga kjo hapësirë. Kujtohuni se marrëdhëniet krijohen gjithnjë nga dy palë, ndaj evitoni konfliktin, por me buzëqeshje përgjigjuni kritikës dhe bëjini të ditur se i keni marrë vendimet tanimë.

Fëmijët janë të mitë: Edukimi është ekskluzivitet i prindërve. Nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin se gjyshërit nuk janë baby-sitter, ndaj mund të kenë çfarë t’u mësojnë fëmijëve, me mënyrën e tyre.

Durim nëse do u japin ndonjë karamele më shumë apo do i ‘llastojnë’ ca më shumë. Në fund të fundit, nipërve dhe mbesave të tyre u japin shumë dashuri dhe kjo është më e rëndësishmja.

Aprovim? Edhe jo: Duhet ta pranojmë, shpesh, pa qenë të ndërgjegjshëm kërkojmë aprovim nga ana e tjetrit. Cilësia që duhet mësuar është aftësia për të thënë ‘jo’ kujt tenton të na bindë për të bërë diçka për të cilën nuk jemi të sigurt.

Nëse besojmë se kemi reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, atëherë kemi bërë gjënë e duhur.

O Zot, im shoq! Shpesh ekziston tendenca për t’ia hedhur të gjithë fajin vjehrrës, por është shumë e vështirë të diskutojmë problemin me partnerin.

Në fakt, pas një nëne shumë të përkushtuar dhe posesive, shpesh herë fshihet një bir që nuk do të rritet dhe të marrë përgjegjësitë mbi veten.

T’i qartësosh gjërat nuk është e lehtë, por para se të shkatërroni marrëdhëniet, edhe ato martesore, është mirë të vini pikat mbi ‘i’. Më mirë një diskutim sot, se një sherr nesër!

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton dridhjen e syrit
Artikulli i rradhës Pse po bie numri i infermiereve në gjithë botën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.