Mëmësia është një rol që sot frikëson shumë vajza dhe nëna të reja, kështu që shpeshherë të gjithë prindërit e ardhshëm ndihen përpara dilemave të mëdha para se të vendosin të marrin një hap të madh.
Çiftet, sidomos ato urbane, janë prindër bujarë, madje edhe në moshë të re, pavarësisht faktit që ndihen apo nuk ndihen gati për të bërë fëmijë, menjëherë pas martesës nisin një fazë të re të jetës së tyre. Kjo edhe për shkak se ata mendojnë se duhet të përgatiten në çdo mënyrë të mundshme, emocionalisht, psikologjikisht, financiarisht dhe materialisht, përpara se të shtojnë një anëtar tjetër në familjen e tyre.
Shpesh prindërit duhet të bëjnë zgjedhje para se të presin në jetë një fëmijë duke shtyrë qëllime të tjera si karriera, për një kohë të dytë. Kjo e bën zgjedhjen e fëmijës edhe më të vështirë. Por, a ka një afat kohor ideal për të pasur fëmijë që bën mirë edhe për shëndetin?
Duhet ta rishikoni vendimin tuaj për të pasur fëmijë menjëherë/pas pesë vjetësh? Sa duhet të presësh për të pasur fëmijë pas martesës, në mënyrë që të dy ju dhe fëmija të jeni të shëndetshëm.
Nëse martoheni para moshën 20-vjeçare
Një grua nuk duhet të lindë para moshës 20-vjeçare. Sipas Ëorld Health Organization, komplikacionet gjatë shtatzënisë, por edhe të fëmijës janë më të shpeshta, madje renditen në vend të dytë për nga numri i vdekshmërive foshnjore, në moshat e nënave 15-19-vjeçare. Të kesh një fëmijë para moshës 20-vjeçare, është një risk i madh për shëndetin, por edhe një pengesë e madhe sociale për karrierën.
Nëse martohesh mes 20 dhe 25 vjeç
Mund të kesh fëmijë menjëherë pas martesës. Kjo është koha ideale për të sjellë në jetë një fëmijë. Edhe sepse vezët e nënës janë shumë të mira gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, edhe sperma e meshkujve është e maturuar dhe e freskët.
Nëse martoheni mes 25 dhe 30 vjeç
Mund të keni fëmijë menjëherë pas martesës dhe nuk ka nevojë të prisni shumë. Shumë çifte mendojnë se kjo është mosha më e mirë për të pasur një fëmijë. Në fakt, shumica e çifteve zgjedhin pikërisht këtë kohë për të sjellë në jetë fëmijën e parë. Megjithatë, për shëndetin, niveli i pjellorisë së nënës bie dhe shanset për të mbetur shtatzënë fillojnë të bien me një të katërtën brenda një viti. Ndërsa cilësia e spermatozoidit varet shumë nga mënyra e jetesës së burrit. Nëse ai pi rregullisht duhan, alkool apo vuan nga ndojë anomali shëndetësore, cilësia e spermës mund të mbartë edhe barrën e kohës.
Nëse martoheni mes 30 dhe 35 vjeç
Duhet të keni një fëmijë menjëherë pas martesës dhe NUK duhet të vononi më, sepse shanset për shtatzëni ulen ndjeshëm për nënën. Megjithatë, sigurohuni që ju dhe partneri juaj jeni fizikisht të aftë dhe që do të jeni prindër të mirë. Nëse jeni baba në këtë moshë, spermatozoidet tuaja kanë gjasa të mos jenë të përshtatshme dhe anormale. Për shkak të kësaj, fëmija mund të ketë rrezik në rritje dhe mund të preket nga sëmundjeve të shumta, të tilla si autizmi, thonë studimet.
Nëse martoheni mes 35 dhe 40 vjeç
Ju duhet të keni fëmijë menjëherë, por vetëm pasi të keni bërë të gjitha kontrollet për veten dhe partnerin për të parë nëse jeni të shëndetshëm dhe mund të keni fëmijë të shëndetshëm. Duhet të merrni një vendim pasi të jeni mirinformuar. Nga kjo moshë, shanset e zhvillimit të problemeve te fëmijës janë të mëdha, sindroma Doën dhe autizmi janë të pranishëm sidomos në nëna të kësaj moshe. Gjithashtu, për nënën edhe gjasat për të pësuar abort janë shumë më të larta.
Nëse martoheni 40 deri në 45 vjeç
Problemet rriten si për nënën, edhe për fëmijën. Shanset e fëmijës për zhvillimin e defekteve kromozomale arrijnë deri në ‘një në çdo 19 gra’. Është shumë e vështirë për gratë të kenë një fëmijë përmes lindjes natyrale. Sperma jonormale, me shumë gjasa, zhvillon autizëm te fëmija dhe ADHD.
Nëse martoheni pas moshës 45 vjeç
Nëse martoheni pas moshën 45-vjeçare dhe po mendoni të keni fëmijë, mendohuni edhe një herë. Para së gjithash, shanset për të pasur një fëmijë të shëndetshëm nga veza e saj për një grua bie deri në 1 për qind. Sëmundjet e lidhura me shtatzëninë, siç janë diabeti gestational dhe hipertensioni, rriten shumë për gruan në këtë fazë të jetës. Gjithashtu, për shkak se spermatozoidet bëhen më të dobëta dhe anormale, rreziku i ADHD-së rritet deri në 13 herë. Kjo moshë rrezikon edhe shfaqjen e kancerit të gjirit, autizmit etj.