Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi, nuk po i interesojnë kritikat që mediat zvicerane i kanë bërë stilit të saj të jetës dhe veshjes.
Ajo po vazhdon me ‘avazin’ e vjetër. E kohën jashtë profesionit të saj, ajo po e shijon me dhuratën më të bukur që ka: bijën e saj Hanën.
Nëna e re e estradës, vazhdimisht po poston fotografi të Hanës në rrjete sociale, për t’iu treguar fansave të saj se çfarë bebe të lezetshme ka sjell ajo në jetë.
Në fotografitë e fundit të postuara në Instagram, Loredana ka treguar ndjesinë e jashtëzakonshme që të jep fakti kur sheh në mëngjes një bebe të ëmbël si Hana.

“Mëngjesi im”, shkruan ajo. Për Loredanën, Hana është fëmija i saj i parë. Ajo erdhi si rezultat i lidhjes me këngëtarin e famshëm, Mozzik.
Çifti po jeton dhe vepron në Zvicër e Gjermani, teksa kohë pas kohe udhëtojnë edhe në Kosovë.




