Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si i shohin foshnjat prindërit e tyre?

Jetë 17/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kanë zbuluar se si foshnjat e porsalindura i shohin prindërit e tyre – dhe është diçka shumë interesante!

Përderisa qëndrojnë në krevatin portativ dhe i qeshin foshnjave të tyre, shumica e prindërve nuk e dinë se foshnjat nuk janë në gjendje ti lexojnë dhe kuptojnë emocionet e tyre. Bright Side ka gjetur një studim mjaft interesant nga hulumtuesit në Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Oslos, Norvegji si dhe në Univerzitetin Uppsala, Suedi, në të cilën janë përfshirë foshnja dy deri tri ditëshe.

Ky studim ka treguar se distanca maksimale të një i porsalindur të dallojë nëse jeni të zemëruar apo të lumtur është diku afër 30 cm. Nëse distanca rritet në 60 cm apo edhe më gjërë, atëherë imazhi apo pamja bëhet në mënyrë të paqartë dhe fëmija nuk është në gjendje të dallojë emocionet apo grimasat e fytyrës.

Shkencëtarët kanë përdorur video inçizime të fytyrave që ndryshuan shprehjet emocionale të tyre vazhdimisht. Në fillim këto video u janë treguar të rriturve për tu siguruar se është e lehtë për të njohur emocionet e regjistruara.

Më pas, të njejtat regjistrime u janë treguar të porsalindurve: reagimi i tyre për shprehjet e fytyrës së njerëzve në video ishte një tregues nëqoftëse ata mund të shihnin imazhin apo jo. Në përgjithësi, foshnjat i janë përgjigjur imazhit përtej distancës 30 cm, ndërsa në distancë të shkurtër, numri i përgjigjeve të sakta është rritur.

Sipas profesorit Svein Magnussen, të porsalindurit janë në gjendje të imitojnë shprehjet e fytyrës së të rriturve që nga dita e parë e jetës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ata në fakt e kuptojnë përmbajtjen e një shprehje të veçantë.

Pra, nëse dëshironi që një foshnje të ju shohë juve, atëherë thjeshtë afrohuni në distancë më të afërt…/femra.net

Artikulli paraprakE tmerrshme: Ja çfarë i bëni bebes suaj kur e lidhni me pelena
Artikulli i rradhës Keni fëmijë të zemëruar, ja si duhet qetësuar

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

21/06/2026 Jetë

Një qasje e re për trajtimin e infeksioneve të rënda fungale

20/06/2026 Jetë

Shkollat e mjekësisë në ShBA po i kushtojnë më shumë rëndësi ushqyerjes

20/06/2026 Jetë

Analiza e një testi gjaku mund të zbulojë moshën e organeve dhe sëmundjet e ardhshme

20/06/2026 Jetë

Trajtimi i ri pa kirurgji sjell lehtësim për pacientët me osteoartrit të gjurit

20/06/2026 Jetë

Studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për të parandaluar rikthimin e kancerit

20/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.