Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdon mungesa e barnave për pacientët me kancer, MSH vonon furnizimin me dy citostatikë

Lajme 23/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre lloje të citostatikëve janë duke munguar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Një prej tyre është harxhuar para afatit të paraparë, ndërsa për dy të tjerë MSH është vonuar t’i furnizojë. Pacientët po detyrohen të paguajnë në barnatore private mbi 100 euro për këto barna

Tre lloje të citostatikëve janë duke munguar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku trajtohen pacientët e sëmurë nga kanceri. Ata po detyrohen të blejnë këto barna me para nga xhepi i tyre, pasi një prej tyre është shpenzuar para afatit të paraparë, ndërsa për dy të tjerë Ministria e Shëndetësisë është vonuar t’i furnizojë, shkruan Gazeta Shneta.

Zyra për Informim në QKUK ka treguar se Barnatorja Qendrore është furnizuar me citostatikët “Paclitaxel” 100 ml dhe 30 ml sipas planifikimit, por nevoja e madhe ka bërë që të shpenzohet para afateve të parapara.

“Zyra e informimit në QKUK ju shpjegon se furnizimi i rregullt me citostatikët Paclitaxel konc per sol per inf,100 ml dhe Paclitaxel konc per sol per inf,30 ml është realizuar konform planifikimit të nevojave reale për periudhën e TM1 (tremujori i parë) 2019, konkretisht Barnatorja Qendrore, përkitazi Kl.e Onkologjisë është furnizuar me 900 copë Paclitaxel 100 ml dhe 600 copë Paclitaxel 30 ml me datë 13.12.2018 sipas planit të veprimit real të dorëzuar nga kjo klinikë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Recetë e barnave që një pacient i Onkologjisë i ka blerë në barnatore private

“Shpenzimi i tërë sasisë së paraparë për tre muaj për periudhën dymujore (13.12.2018-13.02.2019),  sikurse është sqaruar zyrtarisht edhe nga Drejtori i Klinikës së Onkologjisë,  ka rezultuar si pasojë e trajtimit të numrit të shtuar të rasteve me sëmundje malinje me këtë lloj citostatiku si dhe si pasojë e zëvendësimit të citostatikut tjetër Docetaxel konc.dhe tretes per sol per inf 40mg/ml,2ml  me Paclitaxel konc per sol per inf 100 dhe 300 ml”, thuhet tutje.

Ndërkaq QKUK ka konfirmuar se Barnatorja Qendrore ende nuk është furnizuar me citostatik “Docetaxel” dhe “Ibandronat”.

“Bari citostatikë i LEB, Docetaxel konc.dhe tretes per sol per inf 40mg/ml,2ml ende nuk ka kontratë valide për furnizim dhe si rrjedhojë ende nuk është furnizuar Barnatorja Qendrore dhe as Barnatorja klinike e Onkologisë. Pritet që edhe ky produkt të kontraktohet së shpejti. Sa i përket medikamentit  Ibandronat konc.per sol per inf. 6mg, kjo e fundit ka kontratë valide për furnizim dhe presim furnizimin për tremujorin e parë 2019”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Mungesën e këtyre medikamenteve e ka pranuar edhe Ministria e Shëndetësisë. Por kjo e fundit nuk është në dijeni për shpenzimin e citostatikut “Paclitaxel”, për çka ka njoftuar QKUK. Ndërkaq sa i përket medikamentit “Ibandronat”, MSH thotë se operatori ekonomik është në pritje të Autorizim Marketingut para se ta bëj liferimin. Kjo ministri nuk ka sqaruar se si i është dhënë kontrata këtij operatori për këtë produkt, nëse e njëjta nuk ka pasur paraprakisht Autorizim Marketing për këtë medikament.

“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka pranuar konfirmimin nga ana e Operatorit Ekonomik se produkti Ibandronat pritet të liferohet javën e ardhshme (OE është deklaruar se është në pritje të MA nga AKPPM)”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. Zyrtarët e kësaj ministri kanë deklaruar se produkti “Docetaxel” është në proces të kontraktimit, që i bie se pacientët do ta blejnë me para nga xhepi i tyre edhe për një kohë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRezultatet e testit për drejtor të Klinikës së Urologjisë
Artikulli i rradhës Emocionuese: Djali shqiptar takon nënën biologjike pas 41 vitesh

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.