Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është normale nëse fëmija im ende nuk ka nisur të ecë

Jetë 25/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky mund të jetë një shqetësim për shumë nëna, aq sa ndonjëherë vëmendja e tyre fokusohet vetëm tek fakti: pse nuk po ecën ende fëmija im? Mos ndoshta ka ndonjë problem në zhvillimin e tij?

A është normale kjo gjë?

Gjatë vitit të parë të jetës fëmija fillon të koordinojë lëvizjet e tij si edhe të tonifikojë muskujt e trupit. Ai fillon të mësojë si të qëndrojë ulur, të rrotullohet si edhe të zvarritet. Disa fëmijë mund të qëndrojnë të kapur pas një sendi që në muajin e 9 të jetës.

Që në këtë moment ai fillon të fitojë aftësi në lidhje me të qëndruarit si edhe të balancojë më mirë trupin e tij. Ai mund të hedhë hapat e parë zakonisht në muajin 9-12.

A duhet të shqetësohem nëse fëmija im ende nuk ka hedhur hapat e parë?

Nuk ka ndonjë problem. Jo të gjithë fëmijët fillojnë të ecin në këtë moshë. Disa prej tyre nuk e bëjnë këtë deri në muajin 16-17, dhe kjo është diçka normale. Nëse fëmija juaj nuk ka qënë shumë i aftë të rrotullohet dhe zvarritet në kohën e duhur me siguri do të hedh me vonesë hapat e parë.

Rëndësi ka ecuria e aftësive që fëmija është duke fituar. Ju nuk duhet të jeni tepër të fiksuar në lidhje me kohën kur e fiton një aftësi të caktuar, për sa kohë duket se zhvillimi i tij është normal.

Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe duhet të rregulloni moshën e tij që të kuptoni se si duhet të jetë zhvillimi i tij normal. Nëse fëmija juaj është mbi 18 muajsh dhe nuk është ende duke ecur do t’ju këshillonim të flisnit me një mjek në mënyrë që ai të bëjë vlerësimin e zhvillimit gjuhësor, social si edhe aftësive të tij motorrike.

Nëse diçka nuk shkon ai mund t’ju drejtojë tek një ekspert. Kjo ndodh nëse mjeku vëren se fëmija ka prapambetje edhe në aspekte të tjera të zhvillimit, dhe më pas t’ju udhëzojë në lidhje me programin që duhet të ndiqni. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm! /pernenat

Artikulli paraprakPërse fëmijët ecin në majë të gishtave
Artikulli i rradhës Zhvillimi i fëmijës në muajin e nëntë, çfarë duhet të dinë prindërit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.