Shumica e fëmijëve ecin me majë të gishtave rreth shtëpisë duke u mbështetur nëpër mobilie të ndryshme. Ndërsa të tjerë fëmijë mund të ecin në majë të gishtave edhe për qejf. Për shembull vogëlushja juaj mund të ecë në majë të gishtave kur është duke u shtirur si një princeshë (edhe pse princeshë është në të vertet).
Përgjithësisht nuk është nevoja të shqetësoheni për ecjen në majat e gishtave përpara moshës 2 vjeçare. Dhe fëmijët që ecin në majë të gishtave pas kësaj moshe e bëjne për shkak të zakonit që kanë mësuar.
Por duhet të flisni me doktorin e fëmijës tuaj nëse fëmija:
Ecën në majë të gishtave shumicën e kohës; Ka muskuj të ngurtë; Ecën me vështirësi; Ka zhvillim të ngadaltë të aftësive motorike si kapja e objekteve të ndryshëm dhe përdorimi i gishtave
Nuk mund të mbajë peshën e trupit të tij. Humbet aftësi motorike që i ka patur më parë.
Çfarë e shkakton?
Nëse fëmija ecën gjithë kohën në majë të gishtave ka mundësi të ketë një problem fizik, ndoshta një ligament të shkurtër të kaviljes e cila e ndalon atë ta mbajë këmbën si duhet dhe i kufizon lëvizjen. Por ecja me majë të gishtave mund të jetë shenjë për çrregullime në aftesitë motorike si “Serebral Palsy”.
Ka disa lloje të Serebral Palsy por më e zakonshmja është ajo spastike e cila ndikon në muskujt e prekur duke i ngurtësuar ata. Fëmijët e lindur prematurë kanë një rrëzik më të lartë për zhvillimin e kësaj sëmundje.
Ecja në majë të gishtave mund të jetë e lidhur dhe me vonesën gjuhësore si dhe me autizmin. Pra kujdesuni të vini re nëse fëmija juaj ka probleme me të folurën apo me aftësite sociale. /pernenat