Qendra Klinike Universitare e Kosovës, konkretisht Klinika Infektive, po përballet me mungesë të barit kryesor për luftimin e gripit sezonal “Tamiflu”. Kjo mungesë po ndodh në kohën më të rëndë kur tashmë kanë ndërruar jetë 11 persona nga gripi sezonal.
Për mungesën e këtij bari Gazeta Shneta ka raportuar që dy ditë radhazi, ndërsa sot ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti Haxhi Avdyli ka shtruar pyetje publike për ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, duke kërkuar përgjegjësi nga ai për mungesën e këtij medikamenti.
“Edhe sa viktima duhet të ndodhin që kjo Qeveri e Ministri të zgjohen, apo duhet të ndajmë buxhete për festime manipulative duke anashkaluar shēndetin e qytetarëve të harruar”, ka shkruar Avdyli në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Pyetje publike për Ministrin e shëndetësisë.
12 viktima nga GRIPI, Kosova ska asnjë dozë TAMIFLU.
Edhe pse kjo pyetje do shtrohet edhe si pyetje parlamentare , por duke ditur që përgjigjjet marrin muaj, ia shtroj pyetjet publike për Ministrin e shëndetësisë që duhet të del para qytetarëve të jep përgjigje . 12 qytetarë Kosovarë vdiqën nga Gripi, nga ata edhe fëmijë e qindra tjerë të sëmurë , e Kosova ska asnjë dozë Tamiflu. A duhet ju që përveç çështjeve politike e ngatrresave tuaja brenda koalicionit të angazhoheni që Qeveria juaj ti blej urgjent këtë medikament, apo do i leni këta qytetarë në mëshirë të fatit ?
Derisa viteve të kaluara kishte Tamiflu, viktimat nga Gripi ishin më të pakta, këtë vit, kanë ndodhur 12 vdekje dhe askund nuk shihet ndonjë brengosje as e Ministrit as e Kryeministrit, por edhe institucioneve tjera, për këtë gjendje të rënduar epidemiologjike. Derisa gjysmë milioni Euro u hargjuan për festimin e 17 shkurtit që askush se pa atë festë , a ju bren ndopak ndërgjegjja që qytetarët Kosovar po vdesin nga Gripi në mungesë të një bari. Ku jeni ju ,tani që spo iu ndjehet zëri? Keni formuar trupa kooordinuese në SHKSUK sa për të hedhur hi syve opinionit se kinse jemi mobilizuar e në të njëjtën kohë skeni planifikuar as blerje te barnave as buxhet për tejkalimin e situatës së tashme alarmante.
Pse 2 klinikat që mirren me trajtimin e Gripit , Klinika infektive dhe Klinika e mushkërive në keto ditë të krizës epidemiologjike janē në renovim, që edhe më shumë po e rëndon situatën?
Edhe sa viktima duhet të ndodhin që kjo Qeveri e Ministri të zgjohen, apo duhet të ndajmë buxhete për festime manipulative duke anashkaluar shēndetin e qytetarëve të harruar.