Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajm i mirë, krijuesi shkatërron lojën e frikshme Momo

Jetë 04/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa muaj pasi ishte kthyer në një makth që përdorej në lojërat virtuale në mediat sociale, artisti japonez që krijoi kukullën Momo thotë se e ka shkatërruar. “Mallkimi është zhdukur”, shprehet për “The Sun” skulptori Keisuke Aiso.

Ai thotë se tani kjo skulpturë nuk ekziston më dhe ka siguruar fëmijët se kukulla Momo është zhdukur. Kjo skulpturë u krijua prej tij në vitin 2016, por kohët e fundit ishte përdorur si ikona e një loje virtuale që këshillonte fëmijët të kryenin veprime të rënda që përfundonin deri në vetëdëmtim.

Shembulli është i ngjashëm me lojën e “Balenës Blu”, që për të kaluar etapat e lojës duhet të ndiqje këshillat që jepeshin dhe që përfundonte me vetëvrasje.

Gjatë këtyre javëve ishin shtuar shqetësimet nga prindërit e fëmijëve që luanin lojën virtuale “Kukulla Momo”.  Kjo lojë mori vëmendje në muajin Gusht kur një vajzë 12-vjeçare në Argjentinë u vetëvra pasi kishte ndjekur udhëzimet që i jepeshin në lojë.

Edhe në Kolumbi u raportuan dy vdekje të shkaktuara nga kjo lojë. Por, tani skulptori që krijoi veprën e tij, njofton se e ka shkatërruar për të zhdukur mallkimin.

Megjithëse ai nuk ka asnjë lidhje me lojën virtuale, pasi janë persona të tjerë që kanë krijuar këtë lojë dhe kanë përdorur imazhin e kësaj skulpture. /tvklan.al

Artikulli paraprakNdaj këtyre pjesëve të trupit duhet të keni më shumë kujdes
Artikulli i rradhës Rrahmani, Ismailit: Shëndetësia nuk është marketing politik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.