Gjendja e stresit apo kur jemi nervozë në momente të caktuara të ditës si zgjidhje më e mirë është ngrënia e thonjve. Ky gjest sikur na humbet mendjen dhe duhet sikur çlirojmë ato energjitë negative u cili të jep zgjidhje për pak sekonda por sjell probleme afatgjata.
Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme është mëse logjike, që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm, mirëpo onikofagjia, termi shkencor që përdoret për ngrënien e thonjve, i ka kushtuar shtrenjtë 20-vjeçares, Courtney Ëhithorn.
Vajza australiane, studente në degën e psikologjisë, i është nënshtruar 4 ndërhyrjeve kirugjikale, derisa mjekët vendosën t’i prisni gishtin e madh të dorës së djathtë.
Courtney filloi të hante thonjtë që kur ishte 9 vjeçe, pasi bullistët e klasës së saj talleshin vazhdimisht me peshën e saj. Ky veprim me kalimin e viteve iu kthye në ves i cili i zhvilloi kancerin. Ky ishte një rast i rrallë i kancerit të lëkurës i quajtur ‘’acral lentinginous subungual menaloma”.
“Fillimisht nuk e kuptoja që kjo gjë po kthehej në një ves. Me kalimin e viteve e kisha të nevojshme të haja thonjtë deri në rrëzë. Kur m’u shfaqën disa njolla të zeza shkova tek estetistja dhe pas disa trajtimeve arrita t’i hiqja. Por një ditë situata u komplikua. I hëngra thonjtë aq keq sqë ata nuk po rriteshin më. Mbi sipërfaqen e gishtit m’u shfaq një cipë e hollë dhe kisha shumë dhimbje. Mjekët më diagnostikuan me një formë të rrallë melanome dhe zgjidhja e vetme ishte amputimi. E përjetova shumë keq, pasi e dija që jeta ime do të ndryshonte. Ftoj të gjithë fëmijët dhe prindërit të lexojnë këtë histori dhe të mos bëjnë gabimet e mia”, përfundon 20-vjeçarja.