Elita Rudi dhe Gjiko po jetojnë ditët e tyre më të lumtura me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Zëri. Çifti u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar e menjëherë zbuluan edhe portretin e ëngjëllit të tyre.
Tani Elita i përkushtohet me kohë të plotë Zërit dhe me postimin e fundit në Instagram tregon se po bën një jetë mamaje.
Madje Elita edhe flokët i rregullon në shtëpi dhe në videon e postuar në Instastory na tregon pak nga këndi i saj i shtëpisë.
Shtëpia e Elitës dhe Gjikos duket e arreduar shumë moderne e kjo shihet edhe në një foto tjetër ku shfaqet parukieri dhe mbesa e saj.
Ndryshe, Zëri është fëmija i parë i Elitës nga lidhja me këngëtarin Gjiko. Ajo i dha jetë bebes së vogël vetëm pak kohë më parë.