Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë shkaktarët që mund të sjellin kancerin e lëkurës

Jetë 18/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë). Ajo që shumë pak njerëz e dinë është se disa faktorë në dukje të padëmshme mund të bëhen shkak i zhvillimit të këtij lloji të kancerit. Ja cilët janë ato:

Vera e bardhë

Ndjesë për ju që preferoni këtë pije, por sipas një studimi të publikuar tek revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, konsumi i vetëm një gote verë të bardhë çdo ditë rrit rrezikun me 13% të zhvillimit të formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.

Kjo mund të ndodhë, sipas ekspertëve, për shkak të enzimës “acetaldehyde” e cila dëmton ADN-në. Kjo enzimë gjendet tek të gjitha pijet alkoolike, por është në sasi më të lartë tek vera e bardhë.

Autori kryesor i studimit, Eunyoung Cho, i rekomandon individët që kanë faktorë të tjerë nxitës të melanomës, ta kufizojnë konsumimin e verës së bardhë për të ulur rrezikun e zhvillimit të melanomës dhe llojeve të tjera të kancerit.

Një zgjidhje tjetër e thjeshtë do të ishte zëvendësimi i verës së bardhë me atë të kuqe që sipas shkencëtarëve, është më pak e dëmshme falë niveleve të larta të antioksiduesve.

Keni të afërm me flokë të kuqe

Njerëzit me flokë të kuqe mund të fshehin një gjen që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, i lidhur me diellin. Sa i përket rrezikut për zhvillimin e kancerit, efekti i këtij gjeni është i krahasueshëm me dy dekada ekspozim ndaj diellit.

Një tjetër studim, i publikuar tek “Nature Communications” tregon se vetëm ekzistenca e gjenit tek një pjesëtar i familjes – domethënë ju nuk keni flokë të kuqe, por një pjesëtar i familjes suaj po – rrit rrezikun me 42% të gabimeve gjenetike të lidhura me diellin, krahasuar me njerëzit që nuk e kanë këtë gjen.

Lëngjet e qitros

Konsumimi i vetëm një kupe me lëng qitro ose portokalli më shumë se 1.6 herë në ditë është zbuluar se rrit rrezikun me 36%. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo ndodh sepse këto fruta janë të pasura në substanca si psoralen dhe furocoumarin, që thuhet se e bëjnë lëkurën më të ndjeshme.

Artikulli paraprakMungesa e vitaminës D mund të shkaktojë këto sëmundje tek fëmijët
Artikulli i rradhës Sa duhet të jetë pesha ideale e fëmijës tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.