Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse nuk duhet ta ndalni teshtimën

Jetë 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por eshte gabim nga këndvështrimi mjekësor.

Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda.

Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.

Mjekët këshillojnë të vërehen mirë sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial.

Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve, shkruan Telegraf.

Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave.

Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.

Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje.

Artikulli paraprakMamia Razije Musa apelon: Mësoni fëmijët të flasin shqip…
Artikulli i rradhës Shenja e kancerit të vezoreve që shumë pak gra kanë dëgjuar për të

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.