Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim

Jetë 02/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndeti i organeve gjenitale është shumë I rëndësishëm për funksionimin e mirë të të gjithë organizmit. Nëse një ditë vëreni ndryshime të çuditshme atëherë duhet të bëni kujdes.

Në momentin që shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe nga herët e tjera, qoftë një erë të pakëndshme, qoftë një ndryshim në lëkurë, ndryshim në gjakderdhje gjatë periodave ose jo, duhet të pyesni veten a është normale, a duhet te shqetësohem dhe në cilat raste duhet të drejtohem te mjeku.

Thatësi
Vaginat tona vazhdimisht vetë-lubrifikohen, duke mbajtur nivelet e duhura të baktereve. Pra, nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni tek mjeku gjinekolog. Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në thatësi vaginale të vazhdueshme, duke përfshirë ankthin, medikamente të caktuara si ilaçet kundër depresionit, menopauza, pabarazitë hormonale etj.

Gjak
Në mënyrë të veçantë, gjaku që shfaqet menjëherë pas, ose gjatë marrëdhënies. Nëse nuk jeni aktualisht gjatë menstruacioneve, ose nuk keni filluar kohët e fundit një pilulë kontraceptive të re (shumë prej të cilave mund të shkaktojnë gjakderdhje të lehtë), gjaku që shfaqet pas seksit duhet të jetë patjetër shkak për shqetësim. Në shumë raste, partneri juaj mund të ketë gërvishtur aksidentalisht indin delikat brenda vaginës, megjithatë gjakderdhja gjatë seksit gjithashtu mund të jetë shenjë e një infeksioni vaginal.

Flluska dhe gunga të çuditshme
Ndonjëherë qimet mund të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga. Ato janë zakonisht të padëmshme, por nëse vini re gunga më të mëdha e ndryshe nga zakonisht, duhet të shkoni te mjeku.

Sekrecione me erë të keqe
Asnjë vaginë nuk është pa erë, as nuk duhet të vije aromë trëndafili. Një erë e lehtë është krejtësisht e shëndetshme dhe normale. Megjithatë, një ndryshim i menjëhershëm në erën e sekrecioneve, veçanërisht nëse është erë e fortë, është zakonisht një alarm që diçka ka. Një erë e fortë ose e parregullt vaginale është një nga shenjat kryesore të vaginozës bakteriale. Nëse jeni shtatzënë, është veçanërisht e rëndësishme të kryeni një kontroll me gjinekologun sa më shpejt. burimi pernenat.al

Artikulli paraprakMiratohet raporti për zbatimin e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Si ta rrisni një fëmijë optimist

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.