Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperatura tek bebet, pytjet më të shpeshta që shtrohen nga prindërit

Jetë 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Historia e bebit, shenjat dhe simptomat duhet të merren si parametra për përcaktimin e temperaturës së lart

Herën e parë, që bebi juaj sëmuret me temperaturë, mund të jetë situatë shqetësuse si për ju ashtu dhe për bebin tuaj.

Por, nëse i marrim parasysh konditat normale, dhe pjesën se kur duhet të shqetesohemi, kur duhet të ndërhyjmë ta ulim temperaturën e tyre  –  këto pyetje të parashtruara rrishtazi do të ju ndihmojnë të jeni më të përgaditur.

Cila konsiderohet shkalla normale e temperaturës tek bebet?

Temperatura normale sillet midis  36 ° C dhe 37.5 ° C, megjithëse kjo mund të ndryshojë sipas kohës që e masim, metodës së kontrollit dhe pajisës së përdorur.

Kur mund të cilësojmë se kemi të bëjmë me një temperaturë të lart?

Mendohet që bebet nën 3 muaj, me një temperaturë prej 38 ° C, mund të kenë mundësinë e të pasurit ethe. (Një temperaturë 38,5 ° C është tregues për ethe edhe tek bebet më të rritura)

Këshillohet, që të kemi parasysh dhe historinë, shenjat dhe simptomat e bebit të cilat shpesh na alarmojnë për një situatë shqetësuese. Për shembull, ka raste që një temperaturë e lart të vie për shkak të veshjeve të tepërta, ose batanijeve të trasha.

Cilat janë arsyet më të shpesha që rezultojnë me një temperaturë të lart?

Shkaku më i zakonshëm për një ethe të mundshme mund të jetë me prejardhje virale dhe njëkohësisht kjo është tregues se sistemi imunitar i bebit tuaj po lufton një infeksion. Shkaktarët tjerë që mund të përmendim janë dhe ftohja, gripi, infeksionet e veshit, fytit dhe nuk duhet shqetësuar nëse ato ndodhin rrallë deri një herë në muaj dhe zgjasin më pak se 48 orë.

Edhe procesi i daljes së dhëmbëve tek bebet shpesh shoqërohet me një rritje të temperaturës, ndërsa vlen të theksohet se prej faktorëve serioz të shfaqjes së etheve, përfshihet infeksioni bakterial i urinës, infeksionet tjera në mushkëri, gjak, dhe tru (meningjiti)

“Një temperaturë e ngritur mund të shkaktojë edhe faqe të skuqura, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, mungesë oreksi dhe përgjumje”.

Cilat jane sygjerimet më të shpeshta në lidhje me gjendjen e etheve të paraqitura tek bebet?

Doktorët, sygjerojnë që përvec gjendjes së etheve të shikohet nëse tek bebet janë të paraqitura edhe shenja të tjera sic janë: ngurtesimi i qafës, pengimi i syve nga drita – pasi që këto mund të jenë shenja të mundshme që një bebe të ketë meningjitë.Poashtu edhe të vjellurat e shumta mund të paraqesin rrezikun e dehidrimit, andaj të gjithë këta parametra duhet të vëzhgohen në vazhdimësi nëse na lajmërohen tek bebet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak13-vjeçari shet Xbox-in e tij për t’ia blerë nënës një veturë
Artikulli i rradhës Shtatë mësueset e shkollës bëhen nëna në të njëjtën kohë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.