Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Nuk më falet ajo që i kam bërë tim biri” mesazhi i nënës për prindërit që nuk e heqin telefonin nga duart

Jetë 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra.

Pikërisht këtë gjë kam bërë me iPhonin tim, ndaj ndihem aq e lidhur me të, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me fëmijën tim.

Kohëve të fundit më kanë dalë në “newfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione.

U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk do kontrolloj emailin e punës, whatsappin, instagramin apo facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës.

Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon:

Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë
Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh. Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para ! Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë.

Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali.

Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura
Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë. Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME, ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë.Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë.

Artikulli paraprakFëmija duhet t’i dijë këto gjëra para se të shkojë në shkollë
Artikulli i rradhës Si ta dalloni menjëherë nësë fëmija juaj ka alergji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.