Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta dalloni menjëherë nësë fëmija juaj ka alergji

Jetë 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Alergjitë nuk janë vetëm një bezdisje e momentit. Nëse ju apo fëmijët tuaj keni alegji sezonale ose që shkaktohen nga ushqimi, ky është sinjal i qartë që nuk duhet anashkaluar.

Pasi që për prindërit nganjëherë bëhet e pamundur që të kontrollojnë gjithçka që fëmijët e tyre hanë, pediatrët rekomandojnë që të paktën të jenë të vëmdneshëm ndaj çdo simptome, përcjellë GazetaShneta.

Ja disa nga këto simptoma:

Alergji nga mjedisi
Simptomat: Teshtitja, fyti i irrituar, hundët e zëna ose “të lëngshme”, sytë e skuqur apo masa të lëngshme në veshë; këto janë disa simptoma që shpesh ngatërrohen mes gripit dhe alergjisë. Zgjidhja: nëse fëmija nuk ka ethe dhe këto simptoma zgjasin më shumë se një javë, atëherë fëmija ka alergji. Nëse ato shfaqen në kohën e pranverës fëmija mund të ndikohet nga bari, pemën, poleni, myku në gjethe, shkruan Mother.ly.

Alergji nga brenda:
Alergjitë që mund të shkaktohen nga ambientet e brendshme mund të vijnë nga kafshët shtëpiake, insektet, mobiljet dhe qilimi, minjtë dhe myku. Këta shkaktarë mund të ndikojnë menjëherë në shfajen e alergjisë por mund të marrin edhe disa orë deri sa të kryejnë efektin.

Polinoza – Riniti alergjik
Alergjia më e shpeshtë që e hasim tek fëmijët si dhe të rriturit. Shkaktohet nga ndërrimet sezonale por edhe ambienti i brendshëm. Simptomat janë: Hundë “te ujshme” me mukozë transparente ose të zbehtë, teshtima, sy të skuqur dhe me lot, kruarje të hundës, gojës dhe syve. Nëse kjo alergji nuk trajtohet brenda kohës mund të shkaktojë bllokim hundor, kollitje intensive, dhimbje të fytit, dhimbje koke, ose një infeksion i veshit ose sinusit.

Alergjitë nga ushqimi
Sipas të dhënave të Allergy and Asthma Netëork, rreth 6 milion fëmijë nëpër botë kanë alergji nga ushqimi. Disa nga ushqimet: qumështi i lopës, vezet, gjalpi i kikirikut, peshku, guacka deti, gruri, soja. Simptomat janë të lehta por nësë nuk trajtohen me kohë ato përkeqësohen dhe mund të shkojnë deri në fatalitet; disa nga to janë: lëkurë e skuqur që kruhet, ënjtje, ethe, kruarje në gojë dhe ënjtje e gjuhës dhe buzëve, të vjella, ngërç dhe barkqitje, kollitje, ngushtim i gjoksit, frymëmarrje të shkurta, kokëdhembje, bllokim hundor, djersitje dhe sy me lot.

Alergji tjera serioze
Fëmijët mund të marrin alergjitë edhe nga shkaktarë tjera siç janë: reagimi ndaj helmimit të insekteve, ilaçet e ndryshme, pickimi nga bleta ose milingonat; alergjia mund të shfaqet edhe nga materiali i gomës (latex) që gjendet tek balonat, lidhëset e flokëve, dorëza, syza, biberoni etj.

Këshillohet shumë që për gjithçka të pazakonshme të bëni kontroll të menjëhershëm sepse sa më herët që zbulohet alergjia aq më shpejtë evitohen komplikimet dhe fataliteti. /GazetaShneta/

Artikulli paraprak“Nuk më falet ajo që i kam bërë tim biri” mesazhi i nënës për prindërit që nuk e heqin telefonin nga duart
Artikulli i rradhës Poliklinika serbe në Graçanicë ishte hapur me dokumente të mjekëve shqiptarë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.