Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 arsyet pse duhet të hiqni dorë nga telefoni gjatë gjidhënies

Jetë 13/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqyerja me gji është një përvojë e bukur. Kur ushqeni me gji foshnjën tuaj jo vetëm që jeni duke i plotësuar atij kërkesat ushqyese, por gjithashtu ky gjest ju ndihmon të lidheni me fëmijën tuaj.

Nëse jeni një nënë e re, do të shihni se si do t’ju duhet të bëni shumë detyra në të njëjtën kohë. Jeta juaj ndryshon sipas rutinës së foshnjës. Ndonjëherë, mund të ta përdorni telefonin tuaj për të shkruar mesazhe ndërsa jeni duke ushqyer foshnjën me gji, për të mos humbur kontaktet me miqtë dhe të afërmit.

Ky gjest është shumë i kuptueshëm por ka disa arsye përse përdorimi i telefonave ndërsa jeni duke i dhënë gji foshnjës mund të mos jetë një ide e mirë. Ja arsyet:

1.Përdorimi i celularit gjatë kohës së gjidhënies bën që të ndaloni kontaktin me sy me foshnjën tuaj. Studimet tregojnë se kontakti me sy midis një nëne dhe një fëmije gjatë gjidhënies në 6 muajt e parë të jetës së tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të forcuar lidhjen me nënën. Duke parë telefonin tuaj, ju humbisni kontaktin sy në sy me fëmijën. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se kontakti me sy midis nënës dhe fëmijës i bën emocionet dhe trurin e tyre të sinkronizohe Kjo ndihmon në përmirësimin e aftësive të të mësuarit dhe komunikimit në të ardhmen për fëmijën, përcjellë PërNënat.

2.Mund të bëjë që fëmija juaj të ketë nevojë për vëmendjen tuaj. Kur jeni të hutuar me telefonin gjatë ushqyerjes me gji, i vogli juaj mund të ndiejë ndryshimin sa i përket vëmendjes që po i “kushtohet” dhe mund të fillojë të ulet ose të tërheqë fytyrën tuaj drejt tij. Kjo gjë sigurisht mund të jetë e bukur, por mund ta bëjë fëmijën gjithnjë e më të ndjeshëm. Një studim ka treguar se kur foshnjat e vërejnë që s’kanë vëmendje nga të rriturit, tek ata lëshohen hormone e stresit dhe ata mund të vihen në panik dhe të qajnë.

3.Duke mos pasur vëmendjen tek fëmija ju e vini atë në rrezik. Kur nuk e keni mendjen gjatë ushqyerjes me gji tek fëmija, ju mund të jeni duke humbur sinjale të vogla që tregojnë se diçka nuk po shkon. Për shembull, për t’u siguruar që fëmija nuk po thith më shumë qumësht se sa duhet duhet të përdorni teknikën e kapjes së gjirit, në mënyrë që të mos rrezikoni të mbytet. Ushqyerja me gji është koha e përkryer për t’u zhytur në ndjenjën e të qenit një nënë që kujdeset për fëmijën e saj.

4.Shtoni rrezikun e ekspozimit ndaj rrezatimit të telefonit. Telefonat celularë lëshojnë rrezatim dhe fëmija juaj, duke qenë aq i vogël, mund të thithë këto rrezatime. Radiovalët janë kryesisht të vazhdueshme, por rrezatimet e telefonit celular zakonisht janë të paqëndrueshme. Megjithatë, ato mund të dëmtojnë strukturën e ADN-së së foshnjës, qelizat e trurit, dhe të shkaktojnë kancer dhe ëmundje të tjera. Pra, sigurohuni që ta mbani celularin tuaj larg fëmijës tuaj jo vetëm gjatë dhënies së gjirit, por pothuajse gjatë gjithë kohës.

5.Mund t’ju bëjë të mos gjeni modelin e duhur të gjidhënies që duhet të ndiqni. Bebet kanë modele të caktuara për mënyrën se si ushqehen me gji dhe është e rëndësishme për ju që të shkoni në gjurmët e tyre në mënyrë që i vogli juaj të marrë sasinë më të mirë të qumështit që mund t’i jepni. Kur i kushtoni vëmendje, mund vini re se si ndryshime të vogla bëjnë që fëmija juaj të jetë më i kënaqur me pozicionin e tij, ose e anasjellta.

Artikulli paraprakAmësia është: të qëndrosh tërë natën në errësirë derisa fëmija të mësojë të flejë vetë
Artikulli i rradhës 10 gjëra që duhet t’i dini nëse jeni shtatzënë në të 40-at

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.