Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafeja dhe benefitet shëndetësore

Jetë 14/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një filxhan kafe në mëngjes mund të sigurojë më shumë se vetëm një nxitje energjie. Me mbi 400 miliardë filxhanë kafe që mendohet të konsumohen çdo vit, kafja është një nga pijet më të njohura në botë. Por a është me të vërtetë e shëndetshme, cilat janë benefitet e saja?

“Sasia e kafesë që konsumojmë përputhet me gjenet tona”, thotë Dr Cornelis. Përfitimet shëndetësore, mund të shkojnë nga pjesa për të parandaluar diabetin, deri tek pjesa tjetër për të ulur rrezikun e sëmundjes së mëlçisë shkruan nm.org, transmeton Gazeta Shneta.

Disa nga benefitet e saja vlerësohen të jenë :

Kafeina siguron energji

Kafeina është ajo e cila depërton në rrjedhën tuaj të gjakut dhe shkon pastaj në trurin tuaj. Aty krijon një efekt nxitës që sjell përmirësim të disponimit dhe energjisë. Kjo rritje e menjëhershme e dopamines, një substancë kimike në tru, është gjithashtu përgjegjëse për natyrën dhe disponimin e njeriut. Ky efekt mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë orë në varësi të shpejtësisë së metabolizmit të kafeinës.

Kafeja mund të ulë rrezikun për diabetin e tipit 2

“Mënyra se si kafeja ndikon në sëmundje është e ndryshme. Për shembull, kafja e rregullt  mendohet se mbrojnë individët nga diabeti, duke sygjeruar se mund të jetë diçka përtej kafeinës”, thotë Dr Cornelis. Megjithëse arsyetimi ende duhet të kuptohet plotësisht, nëse është e mundur që efektet antioksiduese dhe anti-inflamatore të kafesë mund të luajnë një rol. Një mundësi tjetër është se një përbërës në kafe, acid klorogjenik, mund të ndihmojë në rritjen e sekretimit të insulinës dhe të zvogëlojë nivelet e glukozës.

Kafeina mund të ofron mbrojtje kundër sëmundjes Alzheimer

Kafeina mendohet të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të amiloidit, një protein jonormale në tru që është një shenjë dalluese e sëmundjes Alzheimer. Përveç kësaj, antioksiduesit e kafesë reduktojnë inflamacionin, i cili mbron trurin nga rënia e lidhur me moshën. Por bëni kujdes: Individët që kanë sëmundjen e Alzheimerit mund të keqësojnë simptomat nëse rrisin marrjen e kafeinës.

Kafja mund të ofron mbrojtje kundër sëmundjes së Parkinsonit

Hulumtimet kanë zbuluar se doza të moderuara të kafeinës mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjes së Parkinsonit, një sëmundje degjeneruese që po ecën ngadalë. Megjithëse nuk konfirmohet, disa mendimet dërgojnë në atë se kafeina parandalon humbjen e dopaminës, nivelet e të cilit janë të ulëta tek sëmundjet neurodegjenerative.

Redukton rrezikun e sëmundjes së mëlçisë, përfshirë kancerin e mëlçisë

Në një studim, konsumi i kafesë u shoqërua me ngurtësi (shtangësim) më pak të mëlçisë, një tregues i përdorur për diagnostikimin e sëmundjeve të mëlçisë. Ky përfitim shtrihet tek ata që tashmë kanë sëmundje kronike të mëlçisë, pasi ka vetitë mbrojtëse për mëlçinë. Ndërsa arsyeja e saktë është ende për t’u përcaktuar, mendohet  se cafestol ( një përbërs në kafe) – veçanërisht në kafe të zier mund të ketë efekte kundër kancerit. Të tjerë besojnë se paraxanthine, një derivat i kafeinës, nxit rritjen e indit lidhës në mëlçi.

Ndërkohë që kërkimet për kafe vazhdojnë, duket se njohuritë janë duke marrur dritën jeshile drejt përfitimeve neurologjike, mbrojtjen kundër disa sëmundjeve dhe rolin nxitës energjetik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfeksionet e traktit urinar, cilat janë simptomat dhe trajtimi
Artikulli i rradhës Fahriye dhe Burak bëhen prindër për herë të parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.