Modelja e njohur Tina Kunakey, e cila u kthye në kryefjalën e mediave pas lidhjes me Vincent Cassel, ish-bashkëshortin e Monica Belluccit, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe Cassel janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amazonie.
Pas një lidhjeje 2-vjeçare, çifti u kurorëzua me martesë në një ceremoni private në Francë, ndërsa në janar të këtij viti bënë të ditur lajmin për shtatzëninë.