Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’ia mësoni vetkontrollin fëmijëve tuaj përmes lojës

Jetë 20/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mësimdhënia e vetëkontrollit të fëmijëve është çelësi për edukimin e tyre. Që fëmijët të kuptojnë se kur duhet të qëndrojnë ulur, kur nuk duhet të ndërpresin të tjerët, të kontrollojnë emocionet negative kur mërziten, janë thelbësore kur bëhet fjalë për marrëdhëniet shoqërore.

Studimet e mëparshme sugjerojnë se aftësitë jo të mira vetë-kontrolluese të fëmijëve parashikojnë rezultate shqetësuese kur rriten, duke përfshirë shëndetin e dobët fizik, normat më të larta të papunësisë dhe çështjet e shëndetit mendor. Por mos u frikësoni. Sipas hulumtimeve të reja, ekziston një mënyrë e lehtë dhe efektive për ta vendosur fëmijën tuaj në rrugën e duhur.

Prindërit që inkorporojnë lojëra të thjeshta dhe detyra të përditshme në kohëzgjatjen e duhur, i ndihmojnë fëmijët e tyre të mësojnë vetëkontrollin, thotë një studim i fundit nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re.

Sipas teknikës së studiuesve, prindërit duhet të luajnë 30 minuta çdo ditë me fëmijët e tyre lojëra të strukturuara si puzzle, dëgjim muzike, kërcim, hedhje me litar etj.

Nëpërmjet lojërave, fëmijët mësojnë se duhet të përqendrohen, të presin radhën e tyre, të planifikojnë lëvizjen e tyre të ardhshme dhe të menaxhojnë frustrimin ose zemërimin kur humbin ose kanë një rezultat të padëshiruar.

Gjashtëdhjetë familje me fëmijë në mes moshave 3 dhe 4 vjeçare morën pjesë në studim. Pas një ndjekjeje 12-mujore, u konstatua se metoda ishte shumë efektive në përmirësimin e sjelljes së fëmijëve. Kishte reduktime në hiperaktivitet, dhe agresivitet, dhe fëmijët mbajtën këto sjellje një vit më vonë, sipas raporteve të prindërve.

“Rezultatet tona tregojnë se prindërit që shpenzojnë rregullisht 30 minuta në ditë duke luajtur me fëmijët e tyre kanë të njëjtin efekt pozitiv në sjelljen e fëmijëve, duke përdorur teknika të menaxhimit të sjelljes”, thotë autori kryesor Dione Healey.

Sjellja e të vegjëlve tuaj është e ndërlikuar. Nuk ka asnjë dyshim që do t’ju testojnë durimin, por mbani mend që po nxisni aftësi jetësore që do t’i sjellin dobi në vijim.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh pas operacionit cezarian dhe si ta merrni veten plotësisht
Artikulli i rradhës Si ta kuptoni se fëmija juaj po keqtrajtohet në shkollë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.